Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta para Parlamentit kundër votimit për një qeveri të rregullt

Foto: BGNES

Një protestë e partisë “Vëzrazhdane” bllokoi bulevardin qendror në kryeqytet “Car Osvoboditell” përballë Parlamentit. Protestuesit janë të pakënaqur me krijimin e kabinetit "Denkov-Gabriel". Sipas “Vëzrazhdane”, 14 prej ministrave në projektkabinet janë të lidhur me SHBA-në.

“Nëse votohet qeveria e re, do ta tërheqim versionin aktual të buxhetit dhe shpresoj se brenda 2 javësh do të kemi një version të buxhetit me deficit prej 3 për qind”, tha Asen Vasilev, i cili është kandidat për ministër të financave. Sipas Vasilevit, për të ulur deficitin duhet të rriten të ardhurat dhe të kufizohen shpenzimet. Ai tha se anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë në vitin 2025 është ende realist.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapim rreth 720 seksione për zgjedhjet jashtë vendit

Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë..

botuar më 24-10-02 3.45.MD
Ministri në detyrë i punëve të brendshme Atanas Illkov dhe zëvendësministrja e punëve të jashtme Elena Shekerletova në një konferencë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave sot, 2 tetor 2024

Masat e institucioneve shtetërore pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

Ne dënojmë kategorikisht sulmet e vazhdueshme raketore të Iranit kundër Izraelit, mbështesim stabilitetin dhe sigurinë rajonale të shtetit të Izraelit, thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të ngarkuar në rrjetin “X”. Për..

botuar më 24-10-02 1.12.MD

Ministri Kondov: Fqinjësia e mirë është një faktor kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..

botuar më 24-10-02 12.02.MD