Nga 7 deri më 11 qershor në qytetin bregdetar Ballçik mbahet Festivali i XI-të Ndërkombëtar i Artit Koral “Tingujt e Detit të Zi”. Pas dhjetë edicioneve të mëparshme, forumi krenohet me pjesëmarrjen e më shumë se 5300 këngëtarëve në 203 kore nga 23 vende nga Evropa, Azia dhe Amerika. U zhvilluan 22 punëtori korale për muzikën bashkëkohore dhe folklorin bullgar. Në to njerëz të panjohur, që flasin gjuhë të ndryshme, këndouan së bashku, shkëmbyen ide, energji dhe përvojë. Pesë vepra u krijuan enkas për festivalin dhe kishin premierat e tyre botërore pikërisht në Ballçik, të interpretuara nga mbi 200 këngëtarë bullgarë dhe të huaj pjesëtarë të koreve pjesëmarrës në festivalet.
Ekipi i Shoqatës “Bota Muzikore – Ballçik” përpiqet çdo vit ta përmirësojë forumin me iniciativa të reja. Këtë vit do të marrin pjesë grupe nga pesë vende - Bullgaria, Polonia, Holanda dhe interpretues nga Sllovakia dhe Izraeli do të prezantohen për herë të parë në skenën e festivalit. Priten edhe dy punëtori korale, njëra prej të cilave është një risi.
Përformancat në kuadër të festivalit në Ballçik do të vlerësohen nga një juri profesionale, e cila përfshin specialistë të shquar bullgarë në fushën e këndimit koral.
Tradicionalisht, forumi mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe kryetarit të Komunës së qytetit Balçik.
Që në edicionin e parë, koncertet e festivalit transmetohen online dhe kanë qindra mijëra shikime. Kështu do të jetë edhe këtë vit – të gjitha shfaqjet e koncerteve mund t’i shijojmë në kohë reale në faqen e internetit të festivalit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..
Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..