Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev dënoi shpërthimin e Hidrocentralit Kahovka

Foto: AP/BTA

"Dënoj fuqishëm sulmin ndaj digës “Nova Kahovka”, i cili rrezikon shumë civilë, përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe kërcënon sigurinë e termocentralit bërthamor “Zaporozhie”. Ata që janë përgjegjës për këtë akt të egër duhet të mbajnë përgjegjësi." Këtë e shkroi në Twitter presidenti Rumen Radev.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së konstatoi se është absolutisht e qartë se muri i digës në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Herson u shkatërrua nga një shpërthim në dhomat e makinerive të Hidrocentralit. Kievi akuzon Rusinë se hodhi në erë objektin për të shkaktuar një përmbytje të madhe dhe për të ndaluar kundërofensivën ukrainase. Moska thekson se trupat ukrainase qëlluan objektin me raketa. Mijëra civilë në zonën e armiqësive vuajnë dhe nuk mund të evakuohen.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 majin

Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të mbajë diell deri në mesditë, pas mesditës do të ketë vranësira dhe do të ketë reshje lokale. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri..

botuar më 24-05-29 7.40.MD

Eshtrat mortore të Mbretit Ferdinand I u shtruan për adhurim në Pallatin “Vrana”

Arkivoli me eshtrat mortore të Mbretit Ferdinand I (lindur më 1861 - vdiq më 1948) u shtrua për adhurim në sallën qendrore të Pallatit Mbretëror "Vrana" në Sofje. Më pas ata do të transferohen në kriptën e familjes në pallat. Ata u transportuan..

botuar më 24-05-29 5.42.MD

“Korridori i Gjelbër” për kamionë me mallra që prishen në pikën kufitare Vidin-Kallafat

Për të lehtësuar trafikun e rënduar përmes Urës së Danubit 2, së bashku me autoritetet rumune, u sigurua i ashtuquajturi "korridor i gjelbër" për kalimin e automjeteve të mallrave që transportojnë mallra që prishen, kafshë të gjalla dhe mallra të..

botuar më 24-05-29 2.23.MD