Një raport i Parlamentit Evropian ka paralajmëruar për vonesa drastike në zbatimin e projekteve të mëdha të transportit në Evropë, të cilat janë pjesë e rrjetit kritik të BE-së që siguron transportin ndërkombëtar ndërmjet vendeve. Raporti vë në dukje se BE-ja po përballet me një situatë të paprecedentë ku duhet të mobilizohen burime të shumta financimi në të njëjtën kohë dhe se shteteve anëtare shpesh u mungon kapaciteti administrativ për t'u marrë me të gjitha fondet që janë në dispozicion, si në Mekanizmin për rikuperim dhe qëndrueshmërinë, si dhe në përputhje me programe të ndryshme evropiane.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për rezolutën - eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane Andrej Novakov, i tregoi BNR-së se faktorët për praninë e vonesave në zbatimin e investimeve të mëdha në infrastrukturën e transportit janë komplekse dhe bazohen në një sërë rrethanash: vonesa në afatet e përcaktuara më parë për zbatim, ndryshime në rregullat dhe procedurat e investimit në disa periudha programore, mekanizma të ndryshëm financimi, rritje e barrës administrative.Novakov raporton se vonesa mesatare për BE-në është rreth 11 vjet, ndërsa në Bullgari është edhe më e gjatë, dhe tregon shembuj të autostradës Ruse - Veliko Tërnovo, autostradës "Struma", seksionit hekurudhor Sofje-Pernik-Radomir.
"Ky është raporti i parë i këtij lloji që po shkruajmë për këtë temë pasi filloi lufta në Ukrainë, pasi inflacioni u shfaq në të gjithë Evropën, pasi çmimet e transportuesve të energjisë, të karburanteve, të lëndëve të para u rritën kaq shumë. Prandaj mendoj se duhet të përshtatemi. Dhe tani, kur kuadri financiar shumëvjeçar është gati të rishikohet, duhet të themi: të gjitha kontratat, që janë nënshkruar me kompanitë përpara se të ndodhnin të gjitha këto trazira, që e goditën Europën, duhet të merren parasysh dhe patjetër të indeksohen në mënyrë që kompania të mos falimentojë nëse zbaton projektin e saj dhe Komisioni Europian të jetë mirëkuptues dhe të gjejë një mënyrë për të kompensuar ekzekutuesit e këtij projekti. Kjo është nga njëra anë, nga ana tjetër janë arsyet që janë të ndryshme. Për fat të keq, disa prej tyre shkaktohen nga burokracia që ekziston midis institucioneve evropiane dhe atyre kombëtare - komunikimi i vonuar, keqkuptimi i gjuhës ndonjëherë komplekse, teknike dhe brukseliane, e cila çon në vonesa, në kthimin e dokumentacionit dhe jo vetëm. Por në të njëjtën kohë, mendoj se nëse gjatë debateve për raportin tim, por edhe pak më vonë, gjatë votimit, marrim një mbështetje serioze, raporti do t'u dërgohet të gjitha parlamenteve kombëtare dhe shpresoj se kjo do t'i japë një vrull administratës për të organizuar më mirë dhe vonesa të tilla prej 10-11 vitesh të mos përsëriten më.”
Z. Novakov, çfarë vendimesh dhe rekomandimesh konkrete përmban ky raport i Parlamentit Evropian?
"Ajo që unë propozoj, për të shmangur efekte të tilla negative në ekonominë evropianeështë që Komisioni Evropian të ketë mbikëqyrje të veçantë mbi projekte të tilla kyçe dhe t'u ofrojë atyre një rrugë të shpejtë, asistencë teknike, monitorim të veçantë, më shumë kompetenca dhe fushëveprim, atëherë kur po flasim për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të projekteve, veçanërisht atyre që kanë rëndësi ndërkufitare dhe janë pjesë e një korridori transporti ndërkombëtar. Por faktori më i madh i vonesës mbetet aipolitik - le të jetë e qartë se edhe kur një ministër zëvendëson një tjetër, një kryetar bashkie zëvendëson një tjetër, projekti tashmë i miratuar që është financuar, dhe është përzgjedhur kontraktori i tij, nuk do të vonohet, nuk do të ndalet për asnjë arsye politike, përveç financiare, teknologjike apo të tjerave. Edhe në Bullgari kemi shembuj negativë se si një kompani, e cila zotëron një sallon flokësh, mund të ndalojë një procedurë për të ndërtuar një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë, për shembull."
Si mendoni se kuadri financiar shumëvjeçar mund të marrë parasysh dhe të parashikojë normën e inflacionit në mënyrë që të plotësojë financimin e këtyre objekteve, kështu që ato të mos vonohen? Këto projekte, me financime kaq të mëdha, janë jashtëzakonisht të cenueshme ndaj praktikave korruptive.
“Ashtu është, pasi Banka Qendrore Evropiane mund të monitorojë aq rreptësishtë inflacionin në shtetet e veçanta anëtare, dhe nëse një projekt preket prej tij, Komisioni Evropian mund të indeksojë shumë shpejt kushtet përmes një aneksi të kontratave tashmë të lidhura në mënyrë që kompania e caktuar të mos të vonojë pagat e saj dhe të mos të vonojë pagesat ndaj furnitorëve të saj. Gjëja tjetër, e cila është shumë e rëndësishme, e di se pse ka ndodhur - për shkak të praktikave korruptive, sinjaleve të shumta, dëshirës sonë për më shumë transparencë dhe sanksionit të të gjitha institucioneve, u përket parave: si janë shpenzuar. Puna është se edhe kur gjithçka ka përfunduar askush nuk e bën pyetjen: le ta shohim tani këtë urë që e kemi ndërtuar, a funksionon në mënyrën e drejtë?"
Raporti i Parlamentit Evropian, së bashku me mangësitë dhe rekomandimet e identifikuara, mirëpret numrin e projekteve të suksesshme të transportit të bashkëfinancuara nga buxheti i BE-së dhe vë në dukje veçanërisht ndikimin e një numri prej tyre brenda Bashkimit Evropian, mes tyre edhe ai bullgar - modernizimi i seksionit hekurudhor Elin Pelin – Kostenec nga linja hekurudhore Sofje-Plovdiv me vlerë 553 milionë euro.
Tashmë është lëshuar një leje ndërtimi për seksionin Elin Pelin – Kostenec. Është projekti më i madh hekurudhor që është zbatuar në Bullgari.
Eurodeputeti Andrej Novakov vëren:
“Ky është një shembull shumë i mirë dhe nëse përfshijmë edhe pjesën tjetër, e cila duhet të ndodhë në një fazë pak më vonë, përkatësisht segmentin Elin Pelin - Kostenec - Bellovo, flasim për më shumë se 20 ura, ndoshta gati 20 tunele, për ndërtimin e nënkalimeve, mbikalimeve, të stacioneve të reja. Një stacion krejt i ri po ndërtohet në Kostenec. Bashkimi Evropian ka vendosur të investojë në diçka që ndodh një herë në 100 vjet, tani e kemi këtë shans, dhe nëse e humbasim këtë mundësi për arsye administrative, apo më keq, për arsye politike, si do t'ia shpjegojmë brezit të ardhshëm që ne e kemi bërë këtë gabim, si politikanë dhe si shoqëri. Duhet të jemi të qartë se do të mund të jetonim 100 km nga Sofja, dhe të punojmë atje duke udhëtuar me këtë tren brenda 35 apo 40 minutash.”
Mesatarisht, sa është vonesa atje, zoti Novakov, pasi ky seksion duhet të ndërtohet deri në vitin 2025?
"Kishte një periudhë pak pas Covid-19 ku pati një vonesë, dhe më pas në një nga periudhat e mëparshme të qeverisë së përkohshme pati edhe një vonesë. Tani po shoh që kompania e ka teknologjinë e nevojshme atje dhe po punon njëzetë e katër orë. Shpresoj që kjo të ndihmojë për ta bërë atë të ndodhë më shpejt."
Vonesa shihet edhe nga banorët e stacionit të Elin Pelinit. Inspektimi na tregoi se në platformën e stacionit ka një tabelë me informacione për projektin e madh hekurudhor për mbi 1 miliard leva pa TVSH, në sfondin e kalimit të vagonëve të vjetër të hekurudhave bullgare dhe stacionit të lënë pas dore. Megjithatë, banorët shpresojnë se objekti modern do të jetë gati në të ardhmen e afërt dhe se ata do të mund të hipin në trenin, i cili do të udhëtojë me 160 km/orë:
“Këtu kishte trena çdo 15-20 minuta, ishin plot, ndërsa tani trenat vijnë shumë rrallë, e di që po bëhet projekti i ri, asgjë tjetër. Por e di që do të jetë një tren shumë i shpejtë. Tani në Vakarel po gërmojnë një tunel dhe po punohet dalëngadalë", thotë një nga banorët e Garës Elin Pelin. Sipas saj, shumë prona blihen për fabrika. Në zonë po blihen shtëpi dhe apartamente: “Po të shohin se ndonjë shtëpi shitet, e blejnë menjëherë, shumë njerëz ikin nga Sofja.”
Edhe një banor tjetër thotë se e di për projektin, por mendon se ndërtimi është me vonesë: “Linja është gati që para dy vitesh, por nuk po punohet asgjë. Kushton shumë, por nuk do të jetë gati brenda afatit. Megjithatë, projekti duhet bërë, sepse ashtu si kemi probleme me autostradat, po ashtu kemi probleme edhe me hekurudhat. Tani shpejtësia mesatare e trenave tanë është 60km/h, ndërsa më parë ishte 120-130km /orë."
Ai është i bindur se modernizimi i linjës do të jetë një lehtësi e madhe për njerëzit: "Edhe nëse bie shi, ka stuhi, reshje të dendura bore, mjegulla të dendura, trenat lëvizin, edhe pse ngadalë. Aeroplanët ndalojnë, anijet ndalojnë, autostradat mbyllen, por trenat nuk ndalojnë.”
“Shpresoj të jetë gati për fëmijët, ne të rriturit mund të mos e shohim, por le të jetë gati për të rinjtë”, bëri urime një qytetare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Violeta Ashikova, andreynovakov.eu
Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..