Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritshmëri për një sezon të mirë turistik pavarësisht verës së vonuar dhe rritjes së çmimeve

Foto: BGNES-arkiv

Një sezon veror më i mirë, në krahasim me vitin e kaluar 2022, dhe me perspektivë për të arritur nivelet e vitit para pandemisë 2019. Pritshmëritë e industrisë turistike janë për të ardhura të paktën 4.5 milionë leva në sektor. Duke gjykuar nga regjistrimet e hershme, ka një rritje të interesit ndaj vendit tonë dhe po shfaqet rikthimi i disa tregjeve. “Parakushtet për një sezon të suksesshëm janë aty, por jo ai që duhet të kemi, d.m.th. - të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Problemi është se sezoni aktiv turistik në vendin tonë është mjaft i shkurtër dhe kjo është ajo që na shqetëson prej vitesh”, tha eksperti i turizmit Konstantin Zankov për Radio Bullgarinë.

“Këtë vit, përveç tregjeve evropiane, që janë kryesoret për ne, në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje të turistëve nga Izraeli dhe Britania e Madhe. Megjithatë, ka ende rënie në tregun gjerman, të cilin e humbëm gjatë pandemisë. Më pas u përpoqëm ta rikthejmë me disa masa për fluturime çarter dhe pagesë për vend. Fatkeqësisht kjo nuk funksionoi, pasi ky program filloi dhe u ndal menjëherë. Dhe tregu gjerman është shumë i rëndësishëm për ne. Është e vërtetë që presim më shumë turistë gjermanë këtë verë, por në këtë aspekt jemi larg niveleve para pandemisë. Industria do të përpiqet të arrijë këtë fluks turistësh nga vendet e tjera evropiane, por është e rëndësishme që sektori të rifitojë plotësisht tregun gjerman.”

Mbi 2 milionë bullgarë do të zgjedhin të pushojnë në bregdetin bullgar të Detit të Zi, parashikon Ministria e Turizmit. Pranvera e ftohtë dhe vera e vonuar, megjithatë, kanë fjalën e tyre. Njerëzit janë ende të pavendosur se kur dhe nëse do të rezervojnë pushimet e tyre verore:

Fillimi i sezonit nuk është i fortë. Ne shohim që kur është ftohtë dhe bie shi, njerëzit nuk mendojnë për detin, edhe nëse duan. Është shumë larg tyre edhe pse jemi në agim të stinës së verës. Kjo padyshim tregon se do të ketë një fluks më të ulët turistësh në qershor. Por me përmirësimin e motit pritet të shtohen rezetvimet, gjë që natyrisht do të ketë një efekt pozitiv në kulmin esezonit d.m.th. muajt korrik dhe gusht” - thotë Konstantin Zankov.

Rezulton se inflacioni në rritje, pasiguria politike dhe lufta e furishme në vendin fqinj aty pranë nuk janë në gjendje të na bëjnë të heqim dorë nga pushimi i ëndërruar pranë dallgëve. E megjithatë, sa më të shtrenjta do të jenë pushimet në bregun bullgar të Detit të Zi këtë verë?

Në segmentet individuale dhe pushimoret, hotelet dhe sezonet, vërehet një rritje e çmimeve nga 15 deri në 27-28 për qind. Por kjo varet nga hoteli, nëse është sezoni i hershëm, i vonë apo i kulmit dhe çfarë përfshihet në çmim. Përdoruesi ka mundësinë të rezervojë një pushim me të njëjtat parametra, si numri i netëve, baza dhe ushqimi, por thjesht të zhvendosë pushimet e tij në det për disa ditë, dhe jo siç është mësuar të pushojë vetëm në sezonin aktiv. Pra, nëse ai dëshiron të mbajë buxhetin e tij të njëjtë, ai duhet të kapë edhe nga mesi i sezonit. Nga ana tjetër, ka një mundësi me të njëjtin buxhet për të përdorur një hotel me një kategori pak më të ulët. Por rritjet e çmimeve janë kudo. Në Greqi, rritja e çmimeve është shumë më serioze. Në Turqi - gjithashtu. Në Bullgari kjo ndikon edhe në numrin e netëqëndrimeve. Për shembull, nëse vitin e kaluar pushuesi kishte 7 net në sezonin e lartë, tani mund të rezervojë 6 në këtë sezon ose të ndryshojë parametrat e pushimeve të tij” - tha në përfundim Konstantin Zankov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD