Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon El Camino bullgar - kalimi i pelegrinazhit nga Veliko Tërnovo drejt Manastirit të Rillës

Për të pestin vit radhazi besimtarët nisen në rrugën e lipsaneve të Shën Ivan Rillskit

Foto: BGNES

Të nisesh në pelegrinazh drejt vetvetes me ndihmën e besimit. Kjo aventurë – simbiozë mes botës shpirtërore dhe fizike, forcës dhe besimit njerëzor, të kaluarën dhe të tashmen nuk është diçka e panjohur, sidomos për ne evropianët. Një nga rrugët më të famshme të pelegrinazhit është El Camino de Santiago dhe është një rrjet rrugësh në disa shtete të ndryshme, me një gjatësi totale prej rreth 1500 km, të cilat të çojnë në një vend - Katedralja e Santiago de Compostela në qytetin spanjoll të të njëjtin emër. Aty ruhen lipsanet e Shën Jakobit, një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezu Krishtit.

Që nga viti 2019, Bullgaria ka Rrugën e saj të Shenjtë drejt lipsaneve të Shën Ivan Rillskit.

“Ideja është të ndjekim rrugën e transferimit të fundit të lipsaneve të Shën Ivan Rillskit, në vitin 1469 nga Tërnovo në Manastirin e Rillës – tregon për Radio Bullgarinë një nga organizatorët kryesorë, matematikani dhe profesori në Universitetin e Veliko Tërnovos, Dr. Paskall Peperkov. - Një rrugëtim që praktikisht përshkoi gjysmën e Bullgarisë - nga Tërnovo arriti në Nikopoll, qendra administrative e asaj kohe për pothuajse të gjithë Bullgarinë Veriore, prej andej në Sredec dhe më pas në Manastirin e Rillës. Këtë ngjarje tregohej që atëherë nga dhjaku Vlladislav Gramatik. Ai përshkruan 10 toponime, 10 vende nëpër të cilat është e sigurt se kanë kaluar reliket e shenjtorit. Dhe ajo që ne po bëjmë është të rikuperojmë rrugën historike drejt tyre. Ne nuk e bëjmë këtë vetëm duke ecur, por e bëjmë edhe duke u lutur. Kështu e përdorim rrugën e shenjtëruar dikur të relikteve të shenjtorit për t'iu afruar Zotit nëpërmjet lutjeve. Lutja është një formë bisede me Krijuesin dhe një përpjekje për t'u lutur për begati për pjesëmarrësit në rrugëtim dhe për mbarë kombin dhe vendin tonë."

Si çdo vit, edhe këtë vit pelegrinazhi në rrugën e lipsaneve të Shën Ivan Rillskit fillon më 1 korrik nga Veliko Tërnovo dhe do të përfundojë më 12 gusht në Manastirin e Shenjtë të Rillës. Në mbrëmjen e 30 qershorit, pjesëmarrësit mbajtën një vigjilencë gjithë natës në qytetin e vjetër bullgar. Në mesin e tyre janë edhe dy organizatorët kryesorë të marshimit shpirtëror - profesorët Paskall Piperkov dhe Evgeni Koev. Ata janë gjithashtu shkencëtarët që kanë bërë studimet më të rëndësishme për transferimin e lipsaneve të shenjtorit - mbrojtësit qiellor të Bullgarisë.

“Me këtë çështje merret nga viti 1999 kolegu Evgeni Koev. Ai është ndër iniciatorët e ndërtimit të vakëfit së Shën Ivan Rillskit, Çudibërësit në malin Krëstec në Stara Pllanina - një nga vendet nëpër të cilat reliket kaluan nga Sredec në Tarnovo. U përfshiva në studimet në vitet 2014-2015 dhe në vitet e ardhshme së bashku përshkruam rrugën e saktë të kalimit ”.

Dhe kështu, pesë vjet më parë, me rastin e 550-vjetorit të kthimit të lipsaneve të Shën Ivan Rillskit në manastirin e themeluar prej tij, besimi marshon sërish nëpër këto troje nëpërmjet fytyrave të e afro 2000 pelegrinëve. “Ecja e parë pati një interes të madh. Afro 50 persona e përshkuan të gjithë distancën në një muaj”, kujton Piperkov. Gjatë viteve të pandemisë, pjesëmarrësit ishin dukshëm më pak, por entuziazmi i organizatorëve nuk u zbeh.

“Këtë vit, ecja është pak më e gjatë dhe ideja është që të mund të përballojmë ngarkesën e të gjithë rrugëtimit me ecje më të shkurtra ditore. Nëse në vitet e para kishim ditë me ecje 30 kilometra, tani ato do të jenë nga 10 deri në 20 kilometra në ditë. Po nisemi me një grup të vogël prej 20 vetësh nga Veliko Tërnovo dhe shpresoj se do të ketë njerëz të mjaftueshëm rrugës për ta mbajtur të ndezur zjarrin e idesë dhe rrugëtimi të përfundojë me sukses”.

Rruga është e ndarë në pesë faza nga dhjetë ditë secila. E para është Veliko Tërnovo - Nikopoll (30.06.- 08.07.2023), pasuar nga Nikopoll-Pleven-Llukovit (9-15.07.2023), Llukovit- Vraca (16-25.07.2023), Vraca - Sofje (26.7.2020. .2023) dhe përfundon me rrugëtimin Sofje - Manastiri i Rillës (03.08-12.08.2023). Kushdo që dëshiron mund të marrë pjesë në secilën pjesë për aq kohë sa të dojë dhe të ketë mundësi, na thotë Paskall Piperkov. Dhe ai fton njerëzit që jetojnë në qytetet e ndryshme nëpër të cilat do të kalojnë, t'i bashkohen Marshit të Shenjtë Bullgar dhe pjesëmarrësve të tij dhe të ecin me ta. “Kjo është sërish ndjershmëri – të përshkojmë së bashku një pjesë të rrugës me lutje. Dhe lutja kolektive është shumë më e fortë se lutja personale.“

Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, holypath.eu




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD