Në mes të sezonit të festivaleve u hap një forum i ri – Festivali Xhaz Art Eko Trojan. Ai do të mbahet nga 14 deri më 16 korrik në mes të Ekspozitës Kombëtare të Arteve dhe Artizanatit në fshatin Oreshak. Nën moton “Aty ku mali takohet me xhazin”, veprimtaria u drejtohet njerëzve që e duan muzikën, poezinë, artet pamore, traditat dhe natyrën. Përveç koncerteve, programi përfshin edhe aktivitete ekologjike, si dhe mundësi për të pranishmit të zbulojnë krijuesin në vetvete duke prekur zejet tradicionale të rajonit me ndihmën e mjeshtërve të qeramikës nga rajoni i qytetit Trojan.
Dëshira e organizatorëve është të paraqesin sintezën mes historisë së pasur të zonës dhe arteve të ndryshme. Për këtë qëllim janë të planifikuar ekspozita në natyrë, një sfilatë mode me veshje nga materiale natyrale dhe të ricikluara, një punëtori për punimin e qeramikës dhe një pazari ekologjik.
Muzikantët që pritet të dalin në skenë do të ofrojnë një sërë zhanresh. Mbrëmja e parë më 14 korrik fillon me një koncert të muzikantëve Stanisllav Arabaxhiev & The Swinging Sparrow, një koncert nga treshja Flawless dhe një koncert të grupit “Akaga”. Ditën e shtunë më 15 korrik, spektatorët do të dëgjojnë Orkestrën “Simfonieta” nga qyteti Vidin me dirigjent maestro Levon Manukjan dhe solistët: Milica Gladnishka, Ivan Vellçev dhe Ilian Bozhkov dhe koncertin e Mihaill Josifov dhe “Lajmet në xhaz”, koncert i këngëtarit Vasill Petrov, i cili do të prezantojë një program special.
Data e fundit e festivalit 16 korrik u caktua për Ditën e Artit dhe Poezisë. Në kuadrin e kësaj dite do të prezantohen libra dhe shkrimtarë bullgarë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..
Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..
Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..
Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah..
Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është..