20.0% e bullgarëve janë “për” intensifikimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe 78.1% janë kundër. Këtë e tregon një sondazh i Agjencisë Sociologjike “Gallup International Balkan” në kuadër të programit të saj të pavarur, i realizuar në periudhën 14-19 korrik përmes një interviste telefonike, me tema aktuale.
Sipas agjencisë, pasqyra për adoptimin e euros në vend është afërsisht e njëjtë – 21.4% janë për nxitimin, por 71.9% janë kundër vënies së shpejtë të eurosë në qarkullim në Bullgari. Rezultatet tregojnë nevojën për një informim më aktiv dhe fushatë bindëse, sipas agjencisë.
Pyetjes “Cilat janë pritshmëritë tuaja për qeverinë e re?” 45.9% e të anketuarve u shprehën pozitivisht dhe 43.3% negativish. Në të njëjtën kohë, 62.7% pranojnë se qeveria aktuale mund të mos jetë më e mira, por ishte e vetmja mundësi kuptimplotë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..