Tifozë futbollistikë bullgarë u sulmuan mbrëmë në Shkup pak minuta para fillimit të ndeshjes së Ligës së Konferencave ndërmjet ekipeve “Shkup” dhe “Levsk” të Sofjes dhe njëri prej tyre u pranua në spital me plagë nga thika.
Nëntëmbëdhjetë shtetas bullgarë u arrestuan pas grindjeve me policinë. Sot 11 prej tyre janë liruar dhe po udhëtojnë drejt Bullgarisë nën shoqërimin e policisë.
Konsulli ynë në Shkup e vizitoi të lënduarin në spital dhe u bë e qartë se gjendja e tij është stabile dhe nuk ka rrezik për jetën e tij. Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut zhvilloi një bisedë me autoritetet kompetente dhe këmbënguli për zbardhjen urgjente të rastit, si dhe garantimin e sigurisë së tifozëve bullgarë të futbollit, njoftoi Ministria e Jashtme për BNR.
Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes..
Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..
Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu rreth mesnatës. Ditën e premte para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të..
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të..