Tri ditë, tri net, në tri skena për të tretin vit radhazi – kjo është Open Buzlluxha 2023.
Nga data 10 deri më 13 gusht, festivali me një kauzë ofron një përjetim të ndryshëm në mesë të natyrës së bukur dhe në shoqërim të veprimtarive muzikore dhe kulturore. Qëllimi është ruajtja dhe hapja e monumentit “Buzlluxha” si vend i artit, kulturës dhe historisë. Ai nuk është i lidhur politikisht dhe nuk synon restaurimin e plotë të monumentit, por konservimin dhe ripërdorimin për qëllime edukative dhe turistike.
Të tre skenat quhen Kryesore, Monumentale dhe Pyjore.
Skena Kryesore në lëndinën përballë vilës malore Buzlluxha do të ofrojë rok, hip-hop dhe RnB me shfaqje nga katër grupe çdo natë. Titullarët janë grupet “Ostava”, “Kerana dhe kozmonautët” dhe SO CALLED CREW.
Në Skenën Monumentale përballë monumentit emblematik të kohës socialiste, do të tingëllojë muzikë elektro, tekno dhe house. Këtë vit, Skena Monumentale po pasurohet dhe përveç DJ-ve vendas, të ftuar do të jenë edhe pesë artistë ndërkombëtarë.
Skena në Pyll hapet në orën 22:00 dhe do të argëtojë vizitorët deri në mëngjes.
Të tri netët monumenti do të ndriçohet nga video-mapping e parë 3D e Buzlluxhës.
Gjatë ditës do të ketë një program aktivitetesh shumëngjyrëshe për të kënaqur çdo interes: leksione, eksperienca, sporte, punëtori, ekspozita, kinema dhe një program për fëmijë.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotos: Buzludzha ProjectViolinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë..
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..