Festa e krishterë më e dashur dhe më e nderuar e verës është padyshim Fjetja e Hyjlindëses. Ajo i kushtohet Ngjitjes së Virgjëreshës së Bekuar në Mbretërinë Qiellore dhe kremtohet nga ortodoksët dhe katolikët dhe besimet e tjera të krishtera më 15 gusht sipas stilit të ri ose më 28 gusht sipas stilit të vjetër.
Sipas shkrimeve të shenjta, në këtë ditë Nëna e Zotit u zhvendos në Mbretërinë Qiellore në moshën 64-vjeçare. Tri ditë para fjetjes së saj të lumtur, të gjithë apostujt u mblodhën për t’i thënë lamtumirë dhe për ta larguar. Vetë Jezu Krishti zbriti nga Parajsa për taçuarshpirtin.Për të krishterët vdekja e saj nuk është e zakonshme, por rënia në gjumë në emër të Zotin, prandaj quhet “fjetje”.
Festa kremtohet me solemnitet të veçantë, sepse lavdëron takimin e Nënës së Zotit me djalin e saj – Jezu Krishtin.
Në këtë ditë, shumë kisha dhe manastire në vendin tonë shënojnë festën e tempullit. Midis tyre është Kisha Metropolitane në qytetin Samokov, e ndërtuar më shumë se tre shekuj më parë. Ajo tërheq me hapësirën dhe shkëlqimin e saj shpirtëror, me arkitekturën unike dhe veçanërisht me gdhendjen e shkathët në dru të ikonostasit të punuar prej druri të arrës. Pjesa e tij e mesme u gdhend nga mjeshtrit e Malit të Shenjtë në fund të shekullit të XVIII-të.
Për tre shekuj e gjysmë, tempulli ishte qendra shpirtërore e Dioqezës së Samokovit, eprorët e së cilës ishin 23 mitropolitë. Dhe i fundit Dosietej ishte gjithashtu peshkopi i parë bullgar i Ekzarkisë Bullgare të sapokrijuar.
Historia shumështresore e “Fjetjes së Hyjlindëses” dëshmohet nga regjistri i kishës ende i ruajtur, i depozituar në vitin 1757. Aty përshkruhen edhe ngjarjet më të rëndësishme, për të cilat mësojmë nga Kupëmbajtësi Stavrofor Mihaill Kolev, kreu i tempullit:
“Që në fillim të shekullit të XVIII-të, në vitin 1711, Mitropoliti i atëhershëm Nektarij kreu punime restauruese dhe riparuese të kishës së vogël që ekzistonte në atë kohë në atë vend – tregon At Mihaill në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Bullgaria ishte atëherë nën sundimin osman dhe ndërtimi i kishave ortodokse në zonat e banuara ishte i ndaluar, prandaj kisha ishte shumë më e vogël, e gërmuar thellë në tokë. Gati 100 vjet më vonë, me propozimin e njërit prej mitropolitëve të qytetit Samokov – Filoteij, kisha u ndërtua në lartësinë e saj aktuale me një nef, dhe gjatë 30-40 viteve të ardhshme u zhvillua në veri dhe në jug. Përveç nefit qendror, kushtuar Nënës së Zotit, u ndërtuan edhe dy anijata të tjera. Ato iu kushtuan mbrojtësit të popullit bullgar, Shën Ivanit të Rilës dhe Shën Dëshmorit Harallampij mrekullibërës.”
Nga Ati Mihaill kuptojmë se respekti për shëruesin e krishterë nuk është i rastësishëm. Në fillim të shekullit të XIX-të, dy epidemi të murtajës kaluan nëpër Samokov dhe banorët e qytetit me lutje kërkuan ndërmjetësimin e Shën Harallampij. Ata ia kushtuan nefin në kishë dhe i sollën lipsanet e tij nga Mali i Shenjtë dhe epidemia kaloi për një periudhë të shkurtër.
Historia interesante e kishës “Fjetja e Hyjlindëses” përfshin edhe luftërat kishtare dhe nacionalçlirimtare, në të cilat banorët e qytetit Samokov ishin jashtëzakonisht aktivë.
“Ky është edhe vendi ku u themelua shkolla e parë kishtare – vazhdon historinë magjepsëse At Mihaill. - Këtu lindi ideja e krijimit të shkollës së parë të akredituar teologjike në Bullgarinë, që para Çlirimit, e cila vazhdoi punën e saj edhe pas Çlirimit në vitin 1878. Edhe më sot, kisha metropolitane në Samokov vazhdon të jetë një qendër shpirtërore dhe bashkuese. Duke ruajtur në vetvete kujtesën kishtare dhe historike, ajo jeton me frymën e epokës së re përmes predikimit, përmes iluminizmit shpirtëror. Është vendi ku banorët dhe të gjithë mysafirët dhe pelegrinët e qytetit Samokovi drejtojnë lutjet e tyre Zotit.”
Në mesin e gushtit, në kishën e bukur metropolitane, besimtarë nga i gjithë vendi mblidhen për të nderuar Nënën e Zotit, veçanërisht për festën e tempullit – Fjetjen e Hyjlindëses.
“Kremtja nis një ditë më parë me një shërbesë festive të mbrëmjes, në të cilën ndërthuret një këngë e lashtë, jashtëzakonisht e bukur të shërbimit funeral, dhe një lutje për të sapo ndjerën Virgjëreshën Mari. Është shumë e ngjashme me shërbimin e varrimit të Krishtit, të cilin e shërbejmë në kisha të Premten e Madhe. Nxirret qefini i Virgjëreshës, bëhet një procesion liturgjik rreth tempullit, me një mbledhje të të gjithë klerikëve të qytetit. Të nesërmen vijon shërbesa festive liturgjike e mëngjesit me predikim. Ajo përfundon me bekimin dhe shpërndarjen e kurbanit të shenjtëruar për të gjithë laikët që janë mbledhur. Festa e Fjetjes së Virgjëreshës Mari është jashtëzakonisht e pëlqyer dhe e respektuar. Prandaj edhe njerëzit që janë të pranishëm me lutjet e tyre drejtuar Nënës së Zotit janë të shumtë.”
Lexoni më shumë:
15 gusht – Fjetja e Shën Mërisë
Manastiri i Çerepishit "Fjeta e Hyjlindëses Shën Mëri" – "vendi më i bukur në botë"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / mitropolitska.samokov, arkiv
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..