Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Aty ku mali Stranxha takohet me detin" - Carevo promovon bukuritë e veta

Foto: tsarevo.org

Një video e re hedh një vështrim në kulturën dhe historinë e vendbanimeve në rajonin e Carevos dhe na fton të vizitojmë vendin “ku mali Stranxha takohet me detin, por edhe ku historia ka lënë gjurmët e saj të pasura”, mësojmë nga faqja në Facebook е komunës së Carevos.

Klipi reklamues paraqet kishat e vjetra ortodokse, traditat folklorike, zakonin autentik të nestinarëve, festat dhe gjellët kulinare në këtë pjesë të bregdetit tonë jugor të Detit të Zi. “Sepse në Carevonjerëzit nuk vijnë vetëm për të pushuar, por për t'u zhytur në histori, për t'u ndjerë vërtet të gjallë!”, thuhet në postim.

Shikoni videon:

Videoja e re tashmë po shpërndahet nga qindra përdorues, pasi para pak kohe u publikua një tjetër video promocionale për komunën, e cila u bë sensacion i vërtetë me mbi 200 mijë shikime në vetëm pak ditë. Pika kryesore e videos është ndërveprimi midis malit Stranxha dhe Detit të Zi dhe paraqet natyrën magjepsëse me të cilën është i pasur ky cep i Bullgarisë.

Qyteti i Carevo ndodhet në tre gjire piktoreske me brigje të thepisura shkëmbore, plazhe të pastra dhe një park të madh buzë detit.

Kushtet e mrekullueshme për pushim e bëjnë atë një nga destinacionet më të njohura për pushime detare në Bullgari. Dhe fshatrat afër Stranxhës garantojnë freski dhe takim me natyrën e bukur, si dhe një kalendar të pasur kulturor.

Shikoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto dhe video: tsarevo.org





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..

botuar më 25-02-02 8.30.PD

120 vjet nga ngjitja e parë dimërore e majës Çerni Vrëh në Vitosha

Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..

botuar më 25-01-31 8.15.PD

Turizmi bullgar i gjuetisë merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare "Jagd &Hund"

Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..

botuar më 25-01-30 10.08.PD