Kombëtarja e volejbollit për femra e Bullgarisë mposhti ekipin e Sllovakisë me rezultat 3:2 (16:25, 17:25, 25:19, 25:20, 15:9) në fazën e 16-të të kampionatit në Firence të Italisë. Vajzat u kualifikuan në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit dhe do të luajnë çerekfinalen më 29 gusht kundër skuadrës së Holandës, e cila mposhti Zvicrën 3-0. Më mbresëlënëse ishte loja e Radostina Marinova, e cila përfundoi me 21 pikë, ndërsa sllovakja Karin Shunderlikova shënoi 17 pikë.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..