Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Respektojmë Lindjen e Virgjëreshës së Shenjtë

Foto: dveri.bg

Kisha Ortodokse Bullgare çdo vit më 8 shtator kremton Lindjen së Hyjlindëses së Shenjtë, e njohur në traditën popullore si Hyjlindësja e Vogël. Tradita kishtare tregon se Zoti dëgjoi lutjet e prindërve të moshuar të nënës së Krishtit  - shenjtorëve Joakim dhe Anna, dhe i bekoi ata me një vajzë pas vitesh të gjata pa fëmijë. Dita pas festës së Lindjes së Virgjëreshës së Shenjtë ose Virgjëreshës së Vogël u kushtohet prindërve të Nënës së Zotit, të quajtur edhe “baballarë të Zotit”. Për Virgjëreshën Mari u lajmërua se ajo është një bekim për njerëzimin, sepse nëpërmjet saj do të jepet shpëtimi i gjithë botës.

Lindja është një nga tri festat e mëdha kushtuar Nënës së Zotit, dhe është ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës.

Në kishat e gjithë vendit shërbehen liturgji solemne, ndërsa besimtarët i drejtojnë lutje Nënës së Zotit, me shpresë dhe besim. Bashkë me Fjetjen e Hyjlindëses (15 gusht), Lindja e Nënës së Zotit (8 shtator) është ndër festat më të nderuara të krishterë, në të cilat organizohen takime familjare në të gjithë Bullgarinë.

Sipas traditave bullgare, festa shënohet kryesisht nga gratë, në mënyrë që Nëna e Zotit t'i ndihmojë në vështirësi. Besohet se Shën Mari është mbrojtëse e familjes së krishtere, nënave dhe fëmijëve. Festa e Virgjëreshës së Vogël është një nga festat më të njohura, në të cilën mbahen tubime në të gjithë vendin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

45 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..

botuar më 24-04-10 6.05.PD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD