Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është liderе evropianе në prodhimin e lulediellit, por lënda e parë nuk mjafton për kapacitetet përpunuese

Prodhuesit e drithërave këmbëngulin se ndalimi i importit të grurit ukrainas të vazhdojë përtej 15 shtatorit për të shmangur një kolaps tregu

Foto: ВТА

Bullgaria, së bashku me 4 vende të tjera evropiane – Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, këmbëngulin që ndalimi i importit të produkteve ukrainase të zgjatet deri në fund të vitit. Pesë vendet këmbëngulin për fleksibilitet në listën e produkteve të kufizuara për import, me fokusin e Bullgarisë tek luledielli, vaji i parafinuar dhe qumështi i thatë.

Sipas të dhënave të Evrostatit, vendi ynë është lider në prodhimin e farave të lulediellit në BE për vitin 2022. Atëherë Bullgaria prodhoi 2,117 milionë tonë të kësaj lënde të parë, që është e barabartë me 23% të të gjithë prodhimit të BE-së. Dy vendet e tjera që plotësojnë tre prodhuesit kryesorë janë Rumania dhe Franca.Megjithatë, Shoqata e Prodhuesve të Vajrave Bimore dhe Produkteve Vajore në vendin tonë paralajmëroi për nevojën e masave urgjente në lidhje me sigurimin e aksesit në lëndët e para për industrinë tonë të përpunimit të vajit, duke përfshirë dhe heqjen e ndalimit të importit.Në një letër drejtuar kryeministrit, ata theksojnë se Bullgaria “ka dhe do të vazhdojë të ketë një mungesë sistematike të kulturave vajore të prodhimit të vet për shkak të rritjes së vazhdueshme të kapacitetit përpunues në vend (aktualisht 3,5 milionë tonë në vit për nxjerrjen e vajit dhe 1 milion ton për prodhimin e lulediellit të qëruar)”. Sipas tyre, ka një ndalim spekulativ të lulediellit nga prodhuesit bullgarë, gjë që në muajt e fundit ka sjellë reduktimindhe ndalimin e punës së të gjithë industrisë përpunuese për shkak të mungesës së lëndës së parë.


Fermerët bullgarë janë nën presion të madh nga një sërë sfidash, pohon nga ana e tij kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, IlijaProdanov. Sipas tij, kostoja e lartë e prodhimit dhe çmimi i ulët i blerjes nga njëra anë dhe përkeqësimi i kushteve klimatike nga ana tjetër sjellin uljen e rendimenteve. Prandaj, ai është kategorik se “përfundimi i ndalimit të importit të katër mallrave bujqësore - gruri, misri, rapa dhe luledielli nga Ukraina është një opsion i papranueshëm”.

Tensioni midis kultivuesve dhe përpunuesve të lulediellit filluan vitin e kaluar kur importet e grurit ukrainas filluan të ulnin çmimet e prodhimit vendas. Si rezultat, më shumë se 600 000 ton luledielli vendas nga korrja e vitit të kaluar janë ende të pashitura dhe të shtrira në magazinat e prodhuesve të drithërave, pavarësisht nga leja nga Brukseli që Bullgaria të ndalojë importin e lulediellit nga Ukraina deri më 15 shtator të këtij viti. Përpunuesit e lulediellit u prekën nga ndalimi, dhe shpallën se duhej të mbyllnin objektet e tyre për shkak të mungesës së lëndëve të para. Megjithatë, sipas kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Vajrave Bimore dhe Produkteve Vajore, Jani Janev, problemi është i ndryshëm:


“Ka mjaft luledielli, problem për momentin janë çmimet më të ulëta që ofrohen në treg sesa kostoja e lulediellit të prodhuar, siç informohemi nga prodhuesit bujqësorë. Ata janë duke pritur çmimin e volitshëm - kjo është e drejta e tyre.”

Sipas prodhuesit, në mënyrë që industria të mbijetojë, është e nevojshme të merret parasysh ajo që po ndodh në botë:

“Çmimet e tregjeve të huaja reflektojnë fuqishëm ato të lulediellit dhe vajit të lulediellit në vendin tonë. Nga afërsisht 2 milionë tonë luledielli të prodhuar në vendin tonë, konsumi i brendshëm është rreth 250 mijë tonë dhe gjithçka tjetër mbetet për eksport.”


Lidhur me origjinën e lulediellit dhe çmimet me të cilat mund të përpunohej, Janev është kategorik:

“Ne kryesisht mbështetemi te luledielli bullgar dhe ofrojmë çmime me të cilat mund të përpunojmë këtë lëndë të parë dhe të eksportojmë produkte. Aktualisht, çmimet në tregun bullgar që mund të ofrohen janë rreth 770 leva +/- 10 % për ton. Gjërat janë shumë dinamike.”

“Ne të gjithë duhet të përshtatemi me tregun”, është kategorik prodhuesi i drithërave AngellVukodinov. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen mbi tablonë e përgjithshme në sektorin e përpunimit të vajrave:

“Ai është mjaft i monopolizuar, dhe strukturat e mëdha po përpiqen të drejtojnë tregun. Ai përbëhet nga disa kompani përpunuese që kanë xhiro të mëdha – theksoi Vukodinov dhe shtoi: – U përpoqa të kontrolloj vlerën e xhiros për dy prej tyre, të cilat ndodhen ndoshta në vendet e para dhe pak prapa.Gjatë 4 viteve të fundit, xhiroja e njërës është rritur nga 500 milionë në 1.5 miliardë leva dhe e tjetrës nga mbi 300 milionë në mbi 600 milionë leva. Domethënë kanë më shumë xhiro se sa vlera e lulediellit të prodhuar.”


Prodhuesi i drithërave shpreson që ndalimi i importit të drithit nga Ukraina do të vazhdojë edhe pas 15 shtatorit, sepse nëse hyjnë edhe 200-300 ose 500 tonë drithë ukrainas (grurë, misër, rapa dhe luledielli), tregu, i cili tani është i rregulluar, do të shembet me 30-40%.

Tekst: Joan Kolev (u shfrytëzuan intervistat e Veselina Milanova, BNR – “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD