Një dron u zbulua në shkëmbinjtë afër fshatit Tjulenovo. Ai u gjet në breg të detit nga fshatarët. Ata bënë kallëzim më 17 shtator, pas orës 21:00 në numrin e urgjencës 112. Më pas, policia e rrethoi zonën.
Nuk është e qartë se si pajisja është gjendur në breg - nëse ka rënë nga ajri apo është hedhur nga rryma. Ajo mund të jetë larguar nga veprimet luftarake në Ukrainë.
Një ekip detar ushtarak neutralizoi municionin me një shpërthim të kontrolluar në vend. Kryetari i komunës së Shabllës, Marijan Zheçev, u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të organizojnë monitorime më të shpeshta për zbulimin me kohë të objekteve të tilla.
Një minë u asgjësua 200 metra larg bregut përballë fshatit Tjulenovo
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..