Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori "Zërat bullgarë - Engjëjt" fillon një turne evropian

Foto: Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt"

Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt" nis sot, 21 shtator, një turne evropian. Koncerti i parë është sonte në Hoofdorp të Holandës, në orën 20:15 me orën lokale. Pas kësaj do të ketë koncerte në Heerlen më 22 shtator, në Herford më 23 shtator, në Kopenhagë më 24 dhe 25 shtator, në Bremen më 26 shtator, në Wrocław më 28 shtator dhe në Stari Saç më 29 shtator.

Kori "Zërat bullgarë - Engjëjt" u krijua në vitin 1991. Ai përfshin këngëtarë folklorikë nga pjesë të ndryshme të vendit dhe tregon traditën bullgare si një përzierje të folklorit dhe traditës klasike. Ai ka dhënë koncerte dhe është duartrokitur nga publiku në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Zvicër, Rusi, Austri, Spanjë, Francë, SHBA, Kanada, Meksikë etj.

Më shumë nga rubrika

Margarita Hranova

“Jeta ime” – dueti më i ri i artistes Iskra Radeva dhe këngëtares Margarita Hranova

Koncerti i 28-të "Yjet e Krishtlindjeve" mbledh së bashku disa nga interpretuesit dhe artistët tanë më të mëdhenj të estradës në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ata do të gëzojnë publikun me këngë të njohura bullgare dhe botërore. Në..

botuar më 23-12-11 8.20.PD

Kompakt disku i ri i Radios Kombëtare Bullgare “Zërat bullgarë të operës”

Tri nga ansamblet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Orkestra Simfonike, Kori i Përzier dhe Kori i Fëmijëve - prezantojnë CD-në e re të BNR "Zërat Bullgarë të Operës". Në skenën e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria” do të dalin këngëtarët..

botuar më 23-12-08 8.20.PD

Legjendat e muzikës rock nga grupi “Signall” festojnë 45 vjetorin e tyre me një koncert në Pallatrin Kombëtar të Kulturës

"Ndoshta ishte rastësisht që kalova - ndoshta, ndoshta..." Këto janë vargjet e para të Nadezhda Zaharievës nga kënga “Ndoshta” e grupit legjendar “Signall”. Jo rastësisht ata kanë 45 vite në skenën e muzikës vendase dhe këtë do ta shënojnë me..

botuar më 23-12-07 8.40.PD