Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të blejë automjete luftarake “Strajkër”

Foto: BTA

Blerja e mjeteve të reja luftarake “Strajkër” për Forcat Tokësore është një nga synimet e përcaktuara në Projektin për shpenzime investimi, miratuar nga Këshilli i Ministrave. Projekti “Blerja e pajisjeve bazë luftarake për ndërtimin e grupeve luftarake të batalionit nga përbërja e një brigade të mekanizuar” u bë fakt pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së miratoi shitjen e mundshme në vendin tonë të 183 automjeteve të familjes “Strajkër” për 1.5 miliardë dollarë. Qëllimi i projektit është që Bullgaria të arrijë ndërveprueshmëri me ushtritë e aleatëve tanë të NATO-së, të fitojë aftësitë mbrojtëse në mënyrë të pavarur, në një operacion të përbashkët dhe në sistemin e mbrojtjes kolektive, si dhe të marrë pjesë në operacionet aleate jashtë territorit tonë.


Më shumë nga rubrika

Hapet forumi i karrierës “Bulgaria Wants You”

Forumi më i madh i karrierës për bullgarët brenda dhe jashtë vendit - "Karriera dhe jeta - pse në Bullgari?" do të hapet sot, 2 dhjetor, në Varna nga kryetari i bashkisë së qytetit, Bllagomir Kocev. Veprimtaria, e cila është pjesë e platformës për..