Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votojmë me makineritë e vjetra në zgjedhjet lokale

Kamelija Nejkova
Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) propozoi disa herë që të krijohet një softuer i ri për votimin makinerie në mënyrë që të mos ketë përfshirje të huaj, por nuk mori përgjigje nga asnjë institucion. Këtë e bëri të ditur kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, gjatë një seance dëgjimore parlamentare për besueshmërinë e votimit me makinë. Ajo shpjegoi se me softuerin e votimit, të blerë me kontratë në vitin 2021, nuk mund të merret asnjë vendim teknik pa pjesëmarrjen e krijuesit të tij, “Smartmatic International Holding”.

Kryetarja e KQZ-së tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të 29 tetorit të këtij viti nuk do të ketë makineri të reja dhe votimi do të bëhet me afro 13 mijë aparaturat e blera tashmë.



Më shumë nga rubrika

Nikollaj Denkov

Kryeministri Nikollaj Denkov bëri thirrje për dialog pas përplasjes me partnerët nga jo-koalicioni

Me rastin e mosmarrëveshjeve për memorandumin e qeverisjes të propozuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe refuzimin e GERB-SDS për nënshkrimin e tij, kryeministri Nikollaj Denkov theksoi se “është normale që palët..

botuar më 24-02-22 5.47.MD

Bullgaria dhe Turqia do të mbrojnë së bashku hapësirën e tyre ajrore

Një memorandum midis Bullgarisë dhe Turqisë për operacionet e sigurisë ndërkufitare të hapësirës ajrore u nënshkrua në Ankara nga ministrat e mbrojtjes Todor Tagarev dhe Yasar Güler. Dokumenti përcakton të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrimet e palëve,..

botuar më 24-02-22 10.11.PD
Maria Gabriel

Zëvendëskryeministrja Maria Gabriel hodhi poshtë kategorikisht propozimin e PP-DB për memorandumin e qeverisjes

Pas një takimi me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme, Maria Gabriel, deklaroi në një konferencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk do të nënshkruajë të ashtuquajturën “memorandum..

botuar më 24-02-21 8.42.MD