Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadezhda Hvojneva dhe kënga e përjetshme “Doli Delju kaçak”

Nadezhda Hvojneva
Foto: YouTube

Në Ditën Botërore të Muzikës, ju ofrojmë një këngë të dashur popullore bullgare që tingëllon pothuajse në çdo festë bullgare të lidhur me ngjarje historike. Ky është kënga e  famshme “Doli Delju kaçak”,  e cila në vitin 1977 u përfshi në Pllakën e Artë të aparatit hapësinor amerikan "Vojaxhër", si një mesazh muzikor nga Toka drejt Kozmosit të largët. Në kërkim të qytetërimeve të tjera kënga tingëllon në Kozmos me zërin e këngëtares së madhe bullgare Valja Ballkanska.

Jo më pak me ndikim është interpretimi i kësaj kënge i një tjetër këngëtare e madhe nga krahina folklorike e malit Rodopa - Nadezhda Hvojneva. Një fakt jo aq i njohur  është që regjistrimi i parë profesional i këngës “Doli Delju kaçak” u bë prej saj, në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Vetë kënga u regjistrua nga folkloristë në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Zllatograd në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe në vitet 50-të dhe 60-të versione të shumta të saj u përshkruan gjithashtu edhe në rajonet e qyteteve Ardino dhe Smoljan. Regjistrimi i parë zanor u realizua në Radion Bullgare, interpretuar nga Nadezhda Hvojneva dhe më pas nga Valja Ballkanska.

Nadezhda Hvojneva lindi në vitin 1936. Ajo merrej me muzikë në mënyrë profesionale që nga viti 1956. Ajo realizoi incizime të qindra këngëve nga rajoni i malit Rodopa për fondin e BNR, BNT dhe ish-kompanisë shtetërore të regjistrimit “Ballkanton”. Ajo dha koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Afrikës. U nda nga jeta në vitin 2000. Pas vdekjes u shpall “Gruaja e Vitit” nga Instituti Amerikan Biografik.


Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Alek Kirev dhe kënga e tij më e re "Cila je ti?"

Alek Kirev është një këngëtar i pavarur, i cili përveç krijimit të këngëve të tij, kujdeset për çdo hap për realizimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Pikërisht një vit pasi në tregun muzikor doli albumi i tij origjinal “Gravitacion”, Alek Kirev..

botuar më 24-02-16 1.35.MD

Nina Nikolina dhe kënga e saj më e re në stilin folklorik

Në muajin e dashurisë, Nina Nikolina ka përgatitur dy aktivitete për publikun e saj - një koncert premierë "Këngë popullore të dashurisë" më 16 shkurt, në të cilën do të prezantojë këngën e saj më të re. Ky koncert ndjek trendin e programit “Jazz..

botuar më 24-02-15 2.40.MD

Në Ditën Botërore të Radios – Miro dhe kënga e tij “Radio On”

Ditën Botërore të Radios e shënojmë me një këngë të interpretuesit Mirosllav Kostadinov, të cilin të gjithë e njohim si Miro - një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur bullgar. "Nëse nesër nuk ka sot" Vetë  ai thotë se radio..

botuar më 24-02-13 2.10.MD