Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadezhda Hvojneva dhe kënga e përjetshme “Doli Delju kaçak”

Nadezhda Hvojneva
Foto: YouTube

Në Ditën Botërore të Muzikës, ju ofrojmë një këngë të dashur popullore bullgare që tingëllon pothuajse në çdo festë bullgare të lidhur me ngjarje historike. Ky është kënga e  famshme “Doli Delju kaçak”,  e cila në vitin 1977 u përfshi në Pllakën e Artë të aparatit hapësinor amerikan "Vojaxhër", si një mesazh muzikor nga Toka drejt Kozmosit të largët. Në kërkim të qytetërimeve të tjera kënga tingëllon në Kozmos me zërin e këngëtares së madhe bullgare Valja Ballkanska.

Jo më pak me ndikim është interpretimi i kësaj kënge i një tjetër këngëtare e madhe nga krahina folklorike e malit Rodopa - Nadezhda Hvojneva. Një fakt jo aq i njohur  është që regjistrimi i parë profesional i këngës “Doli Delju kaçak” u bë prej saj, në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Vetë kënga u regjistrua nga folkloristë në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Zllatograd në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe në vitet 50-të dhe 60-të versione të shumta të saj u përshkruan gjithashtu edhe në rajonet e qyteteve Ardino dhe Smoljan. Regjistrimi i parë zanor u realizua në Radion Bullgare, interpretuar nga Nadezhda Hvojneva dhe më pas nga Valja Ballkanska.

Nadezhda Hvojneva lindi në vitin 1936. Ajo merrej me muzikë në mënyrë profesionale që nga viti 1956. Ajo realizoi incizime të qindra këngëve nga rajoni i malit Rodopa për fondin e BNR, BNT dhe ish-kompanisë shtetërore të regjistrimit “Ballkanton”. Ajo dha koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Afrikës. U nda nga jeta në vitin 2000. Pas vdekjes u shpall “Gruaja e Vitit” nga Instituti Amerikan Biografik.


Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Foto: facebook.com/savinamusicofficial

"Gjule moj" - frymëzuar nga vëllimet e këngëve popullore bullgare

Savina Stoillova vazhdon të tregojë respektin e saj ndaj traditave në këngën e saj të re "Gjule moj ". Në të, këngëtarja përsëri ndërthur folklorin bullgar me elementet e xhazit. Duke mësuar xhaz, ajo vazhdon të kërkojë dhe të zbulojë thesare në..

botuar më 24-02-01 8.30.PD

Kënga "Qetë" ... për kohët antisociale që jetojmë

Nëse ju pëlqen roku me aromë skate punk, reggae etj., duhet patjetër të njiheni me Nana & The Gang - një nga grupet “më të freskëta” bullgare. Ai u krijua në vitin 2008, fillimisht si “5-to çuvstvo” (“Ndjenja e 5-të”), nga Ilijana Jordanova...

botuar më 24-01-31 8.45.PD

Kënga e re - surprizë për të ftuarit në koncertin e “Mary Boys Band”

Grupi muzikor “Mary Boys Band” feston ditëlindjen e 29-të me një koncert më 27 janar. Që nga krijimi i tij në 1995 në Sofje, formimi i pesëshes me solisten Maria Mutafçieva ka kaluar një rrugë të gjatë. Sot, pas koncerteve të shumta,..

botuar më 24-01-26 8.45.PD