Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Todor Tagarev: Deputetët duhet të miratojnë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker përpara votimit lokal

| rinovuar më 23-10-06 5.05.MD
Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev i bëri thirrje Kuvendit Popullor që të miratojë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker para zgjedhjeve lokale. Përndryshe, ekziston rreziku që afatet të humbasin.
Makineritë duhet të paguhen brenda 5 viteve dhe fondet për këtë janë të parashikuara në Ligjin për Buxhetin, si dhe në makrokornizën e parashikuar për buxhetin për tre vitet e ardhshme. Transportuesit e parë pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2025-ës dhe ato të fundit në fillim të 2028-ës.
Todor Tagarev tha gjithashtu se Ukraina ka kërkuar ndihmë të re ushtarake nga Bullgaria. “Raketat S-300 që vendosëm t’i japim vendit janë të pakta në numër. Bëhet fjalë për raketa me defekt që ushtria jonë nuk ka asnjë mënyrë për t'i përdorur apo riparuar, por ushtria ukrainase ka një opsion", tha ai për bTV. Është e mundur të dërgohen në Ukrainë njëqind transportues të blinduar Stryker nga ish-trupat e brendshme.
Fjalët e ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev se Bullgaria do të humbasë afatin për ratifikimin e kontratës për blerjen e mjeteve luftarake “Stryker” nga SHBA, nëse parlamenti nuk e ratifikon atë përpara votimit lokal, shkaktuan reagime të ashpra nga GERB dhe DPS. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Hristo Gaxhev sqaroi se afati për lidhjen e kontratës është në dhjetor dhe nuk ka nevojë të nxitohet për miratimin e saj nga Kuvendi Popullor.
Edhe deputeti i PP-DB-së Radosllav Ribarski bëri thirrje që të mos përshpejtohet procesi i blerjes së automjeteve të blinduara. Ai sqaroi se vendimi duhet të diskutohet në komisionet parlamentare. “Angazhimi i Kuvendit Popullor është për të ripajisur ushtrinë bullgare, por kjo të mos jetë në kundërshtim me buxhetin”, tha Ribarski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 qershorin 2024

Një front i ftohtë do të kalojë në vend ditën e martë . Do të bjerë shi nga perëndimi në lindje. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte për reshje të konsiderueshme dhe breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20°, në..

botuar më 24-06-03 7.25.MD
Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj

Mitropoliti i Plovdivit u shpreh kategorikisht se nuk do të jetë kandidat për patrik

Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj tha se nuk do të jetë ndër kandidatët për patrik të Bullgarisë. "Shkrova një letër. I thashë Sinodit të Shenjtë atë që duhet të them dhe e konsideroj të mjaftueshme", shtoi Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Fjalët e..

botuar më 24-06-03 11.34.PD
Atanas Zaprjanov

Po bëhen përpjekje për modernizimin e aftësive mbrojtëse bullgare

Një projekt urgjent është thellimi i portit të Varnës në mënyrë që ai të mund të akomodojë luftanijet e reja të vendit, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një intervistë për gazetën "24 Çasa". Ai vazhdon konsultimet e nisura nga paraardhësi..

botuar më 24-06-03 9.09.PD