Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dieta ballkanike ofron substanca të dobishme për organizmin

Karakteristike për dietën e bullgarit është rëndësia e kosit dhe probiotikëve, por duhet të ulim kripën

Foto: BTA

Dhuratat e natyrës paracaktojnë traditat e të ngrënit, të vendosura nga stërgjyshërit tanë në trojet bullgare. Dhe shekuj më vonë, karakteristikat e produkteve dhe mënyra e përgatitjes së tyre formojnë një sistem unik, të cilin sot e quajmë Dietë Ballkanike - një koleksion jo vetëm i zakoneve kulinare të bullgarëve, por edhe të fqinjëve tanë nga Turqia, Greqia, Rumania dhe Serbia.

Sipas një studimi të shkencëtarëve tanë, dieta e bullgarëve në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të ishte shumë afër dietës së shëndetshme mesdhetare. Dallojmë në një detaj - konsumi më i vogël i peshkut dhe vajit të ullirit.

Ajo që është karakteristikë e Dietës Ballkanike është rëndësia e kosit dhe probiotikëve, si dhe vetitë antioksiduese të ushqimeve – thotë dietologu dhe specialist i të ushqyerit Svetosllav Hanxhiev. - Produktet e bletëve janë shumë të rëndësishme, si dhe shumëllojshmëria e perimeve dhe frutave.”


Kur mbajtësi i çmimit Nobel Ilja Meçnikov erdhi në vendin tonë në fund të shekullit të XIX-të, ai u befasua nga numri i madh i njëqindvjeçarëve që haset në malet bullgare. Më pas shkencëtari e lidhi fenomenin me kosin tonë. Në përgjithësi, besohet se nëse nuk respektohen traditat e të ngrënit të një zone të caktuar, kjo shumë shpesh çon në sëmundje.

Një produkt tipik bullgar është ljutenica e bërë nga speca të kuq dhe domate, të cilën Svetosllav Hanxhiev e përkufizon si një “bombë antioksiduese”.


Pjesëmarrja e qepit pothuajse në të gjitha gjellët siguron edhe substanca të vlefshme për shëndetin. Pa cilat produkte të tjera nuk duhet të ulemi në tryezë?

Duhet të ketë djathë, qumësht – për shembull kos – përgjigjet specialisti. - Një studim ndërkombëtar tregon se Bullgaria renditet e fundit në Bashkimin Evropian për sa i përket konsumit të qumështit të freskët dhe kjo është shumë e keqe, sepse qumështi dhe bulmetrat janë shumë të pasura me proteina të dobishme. I pranishëm duhet të jetë edhe mishi, ndonëse jo çdo ditë, si dhe peshku, të cilin rrallë e përfshijmë në menunë tonë. Një gjë tjetër tipike e Dietës Ballkanike është vaji i lulediellit, i cili është gjithashtu shumë i dobishëm dhe duhet të preferohet mbi vajin e ullirit.”

Dhe megjithëse këtu rriten lëndë të para cilësore bimore dhe shtazore për një shumëllojshmëri produktesh ushqimore, kërkimi i parave të lehta dhe mungesa e kontrollit të cilësisë, për fat të keq, çojnë në paradoksin që në dyqane shpesh blejmë djathë pa qumësht dhe sallam pa mish. Megjithatë, zëvendësimi i ushqimeve tradicionale me imitime herët a vonë do të ndikojë në shëndetin tonë, është i bindur Svetosllav Hanxhiev, i cili gjithashtu i kushton vëmendje zakoneve tona të dëmshme të të ushqyerit.


Nga tre të ashtuquajturat helmet e bardha (kripa, sheqeri dhe yndyrat shtazore), më e keqja është konsumimi i kripës – thekson ai. – Bullgari përdor dy herë e gjysmë më shumë se normat fiziologjike. Shumë shpesh ulet në tavolinë dhe fillon të kripësojë pa e shijuar më parë gjellën. Prandaj rekomandojmë një sjellje më të matur, jo ​​vetëm ndaj kripës, por në përgjithësi në të ushqyer – të kemi ditë  me ushqim më të lehtë ose ditë vetëm me produkte bimore.”


Dietologia këshillon gjithashtu që dieta e verës të jetë e pasur me proteina, por edhe me perime dhe fruta. Dhe ai jep një shembull – në fillim të verës ka luleshtrydhe dhe qershi, pas tyre pjeshkë dhe kajsi dhe në fund rrush. Së bashku me domatet, kastravecët dhe perimet e tjera të stinës, rekomandohet që ato të jenë pjesë e të ushqyerit tonë çdo ditë. Dhe numri minimal i tyre duhet të jetë pesë.

Përveç kësaj, nuk duhet të anashkalojmë mëngjesin, të hamë darkë maksimumi dy ose tre orë para gjumit, të pimë të paktën 1.5 litër ujë dhe të ecim të paktën një orë në ditë, rekomandon specialisti i nutricionit Svetosllav Hanxhiev dhe shton urimin e tij ndaj të gjithëve:

“Shëndet, qetësi shpirtërore dhe ushqimi t’u sjellë kënaqësi - kjo është shumë e rëndësishme!”

Lexoni më shumë:


Tekst: Diana Cankova (mbi bazë të një interviste të Maria Mira Hristova nga programi “Hristo Botev” i BNR)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD