Holanda po kërkon më shumë informacion nga Komisioni Evropian, si dhe një mision për të zbuluar se si zbatohet sundimi i ligjit në Bullgari, përpara se të vendosë nëse do të mbështesë pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha për BNR ministri i migracionit të mbretërisë Erik van der Burg.
“Duhet të presim informacione nga Komisioni. Është Komisioni ai që duhet të na japë informacionin e saktë, ka të bëjë me shtetin e së drejtës, më saktë me zbatimin dhe monitorimin e tij. Gjithashtu insistojmë për një mision faktmbledhës. Atëherë mund të marrim një vendim”, tha ministri. Vërejtjes së korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, se Komisioni e ka hequr përfundimisht monitorimin mbi Bullgarinë, van der Burg i është përgjigjur se kjo ende nuk e kënaq Hagën dhe ata insistojnë në informacione shtesë.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..