Bullgaria ruan vendin e dytë në BE mes vendeve me borxhin më të ulët, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Eurostat-it nga korriku 2023, njoftoi Ministria e Financave. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2023, raporti i borxhit të sektorit “Administrim qeverisës” ndaj PBB-së ishte 22.5%, ku vetëm Estonia kishte një borxh më të ulët. Të gjitha 25 vendet e tjera anëtare kanë nivele më të larta borxhi, me një mesatare të BE-së prej 83.7%.
Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve. Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill,..
Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..
Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...