Karizmatik, simpatik, i talentuar dhe shumë i dashur - ky është aktori Apostoll Karamitev, 100 vjetorin e të cilit shënojmë sot më 17 tetorin.
Me këtë rast në Teatrin Dramatik “Adriana Budevska” në qytetin e tij të lindjes Burgas do të shfaqet filmi “Dhoma e bardhë”, nga viti 1968, me pjesëmarrjen e tij.
Pasi u bë yll si në skenën e teatrit të lindjes, ashtu edhe në ekranin e madh, në vitin 1947 Apostoll Karamitev u bë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”, ku u afirmua si një nga aktorët kryesorë. Rolet e tij në një sërë filmash, duke përfshirë “Ljubimec 13” (“I preferuari 13”) të vitit 1958, e bënë atë një legjendë të kinemasë bullgare.
Emblematike për muzikën filmike bullgare është edhe kënga e këtij filmi. Titulli i saj është “Hesht, hesht” dhe ajo është në interpretim të këngëtares së njohur në atë periudhë Mimi Nikollova. Muzika është e kompozitorit Petër Stupell, teksti i poetit Veselin Hançev.
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..