Më 18 tetor të krishterët ortodoksë nderojnë dëshmoren e madhe të Shenjtë Zllata Mëglenska. Ajo jetoi gjatë sundimit osman në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të dhe u flijua për besimin në Krishtin.
Zllata Mëglenska lindi në një familje të varfër bullgare në fshatin Sllatino të Eparkisë Maglenska - sot në kufijtë e Greqisë. Ajo ishte e bukur, por e përulur, e famshme për devotshmërinë dhe zemrën e saj të pastër. Një ditë një djalosh turk e rrëmbeu atë, duke kërkuar që ajo të hiqte dorë nga besimi i saj, të pranonte islamin dhe të martohej me të. Megjithatë, vajza qëndroi e patundur, edhe kur familja e saj u kërcënua me vdekje.
Zllata Mëglenska u torturua për një kohë të gjatë. Më në fund e varën dhe e prenë trupin në copa. Me një shpirt të pastruar në vuajtje, ajo u paraqit para Zotit më 18 tetor të vitit 1795.
Shën Zllata Mëglenska u shpall martire e madhe dhe nderohet në mbarë botën ortodokse.
Me ide të historianit prof. Pllamen Pavllov, që nga viti 2009 Shën Zllata Mëglenska u caktua mbrojtësja qiellore e bullgarëve jashtë vendit. Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vendosi në emër të saj një çmim për gruan bullgare të vitit, i cili ndahet për bashkatdhetaret që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e vetëdijes kombëtare dhe identitetit kulturor të komuniteteve tona në mbarë botën.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bg.wikipedia.org, kmeta.bg
Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..
Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot Shën Gjergjin Fitimtar - një nga martirët e parë për besimin. Ai jetoi në kohën e perandorit romak Dioklecian dhe iu bashkua ushtrisë si adoleshent. Vetëm 20 vjeç u bë anëtar i këshillit shtetëror. Kur..
Lojërat ku personazhi kryesor është veza, ndoshta nuk janë shumë. Në Gjermani, për shembull, për Pashkë, familjet vizitojnë tempullin, dhe më pas fëmijët kërkojnë vezë në kopsht, të fshehura nga lepurushi i Pashkëve - një simbol i pjellorisë. Megjithatë,..
Java e Ndritshme për të krishterët ortodoksë përfundon me Të Dielën е Thomait. Në këtë ditë, Kisha nderon kujtimin e Apostullit Thoma - një nga..