Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i parë i rakisë në Sofje hapi dyert

Foto: rakiamuseum.bg

Rakia është pija-mbretëresha e Ballkanit. “Mund të themi se e ka origjinën nga bota arabe, nga Araku i tyre. Dhe megjithëse një sërë vendesh ballkanike e konsiderojnë atë si pijen e tyre kombëtare, rakia bullgare është bullgare” – është kategorik Ivajllo Zhegllov, krijuesi i Muzeut të parë të rakisë në vendin tonë dhe organizator i Festivalit të rakisë – “Rakia and Spirits Fest Sofia”. 

Vendi, i cili ndodhet në zemër të kryeqytetit tonë, hapi dyert e tij në mes të shtatorit dhe ofron një eksperiencë autentike gjatë gjithë vitit në traditat vendase që lidhen me teknologjinë e prodhimit dhe distilimit të pijeve, llojet e rakisë dhe konsumin e saj.

Sapo të hyni në Muzeun e Rakisë, do mirëpriteni me një dozë humori nga disa kukulla të mëdha të veshura me veshje tradicionale fshati dhe të zbukuruara me disa nga simbolet e së shkuarës sonë. Është rikrijuar një enë balte e vjetër fshati - e para e përdorur për prodhimin e rakisë në trojet tona. Është ekspozuar edhe kazani i njohur i bakrit, dhe një maket të dyshemeve të një kolone distilimi për prodhim të rakisë.

“Edhe para robërisë osmane, në tokat tona prodhohej raki”, na thotë Ivajllo Zhegllov. Fillimisht ishte për qëllime mjekësore, pasi alkooli përdorej si ilaç për dezinfektimin e plagëve të ndryshme dhe për masazhe. Pas viteve 1930, njerëzit në fshatra filluan ta prodhonin vetë masivisht - ishte mënyra e vetme dhe më e lirë për të pirë një pije të përshtatshme për të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës, si dërgimi në ushtri, dasëm, pagëzim, funeral.

“Çdo vizitor merr një udhërrëfyes audio që flet për teknologjinë e prodhimit të rakisë, shaka të ndryshme në kulturën bullgare lidhur me pijen dhe shpjegon se si duhet pirë. Sepse gjëja më interesante për ne bullgarët është se ne pimë raki në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga kombet e tjera dhe pijet e tyre të forta, si uiski dhe konjaku. Rakia jonë pihet si aperitiv - me sallata, meze të ndryshme, turshi, etj. Kështu ulemi në tryezë - kjo është mënyra jonë e jetesës. Dhe vetëm pas kësaj kalojmë tek e ngrëna e darkës. Në pjesën tjetër të botës njerëzit e bëjnë anasjelltas – pinë alkool pas vaktit kryesor, si tretje”, shpjegon krijuesi i Muzeut të Rakisë në Sofje.

Pasi kalojmë përmes rrugës historike, mund të ulemi në lokal dhe të shijojmë me kënaqësi raki nga koleksioni i pasur i Muzeut. Këtu ka "përfaqësues" të rakive prej rrushi, fruta të ndryshme etj. Kryesisht prodhim vendas, por mund të provoni edhe disa përfaqësues ballkanikë. Nuk ka asnjë konflikt ballkanik, thotë Ivajllo Zhegllov dhe me buzëqeshje saktëson se rakia bullgare e rrushit njihet nga të gjithë si më e mira. Vetëm në vendin tonë mund të provoni të ashtuquajturën gjullova rakija me aromë të lehtë trëndafili nga rajoni i Kazanllëkut dhe Karllovos. Tani raki bëhet edhe nga pjepri, shalqiri dhe fruta të tjera ekzotike. Eksperimentet mjaft të suksesshme bullgare, sipas Ivajllos, janë raki me tartuf dhe raki me shafran.

“Është pak e fortë për të huajt. Ata preferojnë rakitë e frutave. Atyre u pëlqen shumë rakia prej dardhe dhe ftua. Disa as nuk e dinë se çfarë është një ftua, por thonë - "oh, kjo është një pije shumë aromatike". Dhe kur arrijmë te thanat, ato janë një surprizë e vërtetë për ta”, thotë Ivajllo Zhegllov me buzëqeshje.


Për shoferët në muze ka një aromatizues të veçantë, nga i cili mund të ndjejnë aromën e llojeve të ndryshme të rakisë pa e konsumuar, por largohen me një përshtypje dhe një kujtim. Sepse qëllimi kryesor i Muzeut të rakisë në Sofje është të jetë ambasador i rakisë bullgare në botë.

"T'u tregojmë të huajve traditën tonë, trashëgiminë tonë të lëngshme, për të cilën duhet të krenohemi si skocezët me uiskin ose Karaibet me rumin e tyre." Rakia jonë është vërtet një pije unike”, përfundon Ivajllo. Dhe si një “mbretëreshë” e vërtetë duhet konsumuar me respekt dhe kënaqësi. Dhe, nëse ende po pyesni veten - si ta njohim rakinëe mirë? - Përgjigjja është e thjeshtë:"Ne mengjes! Nëse koka nuk dhemb, atëherë rakia ishte e mirë”, këshillon Zhegllov.

Lexoni më tepër:

Foto: Muzeu i Rakisë 

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD