Në zgjedhjet vendore të 29 tetorit pritet që 44.8% e qytetarëve me të drejtë vote të dalin në votime. 2.5% e tyre ka gjasa të votojnë me “Unë nuk mbështes askënd”. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të Gallup International Balkan të porositur nga Radio Kombëtare Bullgare. Studimi u krye midis 15 dhe 22 tetorit 2023 me 1008 persona duke përdorur metodën e tabletave ballë për ballë.
Pyetjes se për cilën nga partitë apo koalicionet e lidhura lokale do të votonin, 24,9% prej të anketuarve deklaruan se do të përkrahnin koalicionin rreth GERB-it, 16,8% - për PP-DB dhe në Sofje - " Shpëto Sofjen ","Vëzrazhdane" - 15.8%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ - 12.7%, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ - 9.5%, “Ka një popull të tillë” /ITN/ - 4%, "Levica" /”E majta”/ - 2.2%, dhe 12% do të votonin për formacione të tjera, ndër të cilat opsionet rreth "Ngritja Bullgare" dhe VMRO janë më të dukshme , 2.1% thonë se do të zgjedhin një kandidat të pavarur.
Për 44.8% të atyre që janë të gatshëm të votojnë në zgjedhjen për kryetar bashkie, më e rëndësishme është partia që propozon një kandidat të caktuar, por për 53.6% është më i rëndësishëm personaliteti i kandidatit. Është më mirë të ketë një kryetar të ri bashkie, mendojnë 54.8% e atyre që synojnë të votojnë. Më mirë të mbetet i njëjti kryetar bashkie - pranojnë 37.7%. Në fund të fundit, dëshira e përgjithshme për ndryshim mbizotëron.
Të pyetur nëse do të pranonin të votonin për pagesë, nxitje tjetër apo shtrëngim, 11,4% e atyre që synojnë të votojnë janë përgjigjur me “Po”, dhe 83,8% janë përgjigjur me “Jo”.Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..