Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit do të ketë premierën e saj në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) më 30 tetor, të hënën, në orën 19:00. Në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit, të cilën e shënojmë më 1 nëntorin, dhe Ditës së Krahinave Perëndimore, më 8 nëntorin, bashkatdhetarët tanë nga ky rajon do të mbajnë një koncert special në Sofje me ftesë të Radios Kombëtare Bullgare.
Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit u krijua në vitin 2010 nga entuziastë që kanë profesionet e tyre, por janë të bashkuar nga dashuria për muzikën. Ata ekzekutojnë muzikë të vjetër urbane dhe popullore nga Bullgaria dhe Serbia me dëshirën për të ruajtur muzikën tradicionale të kësaj pjese të Ballkanit. Orkestra merr pjesë në programet e Radio-Televizionit Publik Serb (RTS). Muzikantët janë mysafirë të shpeshtë në veprimtari kushtuar kulturës së pakicave, ku prezantojnë traditat e bullgarëve nga Serbia.
Në vitin 2011, Orkestra e Muzikës Popullore të Caribrodit mori pjesë në "Pirin Folk" në qytetin Sandanski, ku fitoi çmimin e dytë të publikut për këngën origjinale prej autori "E dashur motër, Stara Planino".
Në vitin 2019, në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestra regjistroi albumin e parë me dhjetë këngë.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimittrova
Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..
Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..