Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me 100 për qind të protokolleve të përpunuara zgjedhore në Sofje në orën 07:00, tregojnë se Vasill Terziev nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike - Shpëtoni Sofjen" merr 48.20 për qind ose 175 044 persona votuan për të. Për kandidaten Vanja Grigorova, të mbështetur nga BSP dhe koalicioni votuan 46.89 për qind ose 170 258 votues. 4.91 për qind e atyre që janë paraqitur në votime ose 17 834 persona votuan me “Nuk mbështes askënd”.
Komisioni bashkiak zgjedhor shpalli Terziev kryetar të zgjedhur të bashkisë. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën Administrative të Sofjes brenda 7 ditëve nga shpallja.
Në Plovdiv me protokolle 100% të përpunuara fitoi kandidati i GERB-SDS Kostadin Dimitrov me 54.15 për qind të votave.
Në Varna, me protokolle 100% të përpunuara, kandidati i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Bllagomir Kocev mori 53.06 për qind të votave.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..