Në një ceremoni solemne, Presidenti Rumen Radev dekoroi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj Donika Hoxha, me Urdhrin “Kalorësi i Madarës”. Ajo mori çmimin shtetëror për merita veçanërisht të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
“Ky vlerësim i lartë është shprehje e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadores Hoxha për të ndërtuar një partneritet mes dy vendeve tona të bazuara në besimin reciprok, mirëkuptimin dhe miqësinë”, tha kreu i shtetit. Ai theksoi se mandati i saj ka pasur edhe momente të vështira, si krizat rajonale dhe globale, pandemia e koronavirusit. “Ajo arriti të kontribuojë në zhvillimin, thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona dhe në ruajtjen e dinamikës pozitive në dialogun politik në të gjitha nivelet”, theksoi Rumen Radev.
Bullgaria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha edhe presidenti . Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe punën e suksesshme për ndërtimin e korridorit strategjik №8. Ai vuri në duke shpresën që pala shqiptare të vazhdojë të garantojë një mjedis të favorshëm për komunitetin e madh bullgar në Shqipëri.
Duke pranuar dekoratën e lartë Ambasadorja Donika Hoxha theksoi se “minoriteti bullgar në Shqipëri është një urë e fortë në konsolidimin e marrëdhënieve tona tradicionale historike miqësore”. “Tirana pret që Sofja të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha gjithashtu Hoxha.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj pritet të bëjë një vizitë në Bullgari në dhjetor.
Foto: BTA, BGNESSerbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...
Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..