Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompanitë e teknologjisë së lartë i mbajnë shpresat te programet e praktikës për të mbajtur të rinjtë në vend

Foto: Freepik.com

Mbi 400 kompani operojnë në Bullgari në sektorët "Mekatronikë", "Elektronikë" dhe "Mikroelektronikë", të cilat janë të orientuara te eksporti, zhvillojnë inovacione dhe kanë prodhime moderne. Kështu tha ministri i Ekonomisë dhe Industrisë Bogdan Bogdanov. Sipas tij, të tre sektorët janë karakteristikëe vendit tonë dhe ai ka një vizion të qartë për zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Sipas ministrit të Arsimit Galin Cokov, fusha e elektronikës dhe mekatronikës është shumë e përshtatshme për përfshirjen e ardhshme të arsimit të dyfishtë në universitete. Aktualisht po krijohen programe të ngjashme baçelor dhe master dhe priten projekte nga ana e biznesit në këtë sektor.

Prof. Galin Cokov në hapjen e edicionit të tretë të Forumit

Në kuadër të programit "Shkenca dhe Edukimi për Rritje Inteligjente", shumicën e gjashtëmbëdhjetë Qendrave të Kompetencës dhe Ekselencës në vend po zhvillohen këto drejtime udhëheqëse në shkencën moderne inxhinierike - shtoi ministri. - Në programin e ardhshëm operacional, qendrat priten të lidhen dhe të punojnë me biznesin, për të ngritur startup-e në fushat përkatëse, për të arritur një realizim të caktuar të kërkimit shkencor”.

Edhe pse janë në vit të katërt, Antoni dhe Aleksi janë tashmë pjesë e industrisë së teknologjisë së lartë. Ata janë të përfshirë në një kompani belge me përvojë 20 vjeçare në prodhimin e mikroelektronikës, gjysmëpërçuesve, dizajnit të çipave, të cilët i japin jetë jo vetëm makinave, por edhe pajisjeve shtëpiake dhe sensorëve në ndërtesa. Ata thonë se në shoqëri ka edhe të rinj të tjerë, mes tyre edhe kolegë studentë.

Kam pasur një koleg që filloi të punonte që në moshë më të hershme dhe në një moment pata mundësi që t’i bashkohem edhe unë. Puna më ndihmon shumë në studime, sepse është në degën time”, thotë Antoni, ndërsa Aleksi shton: "Unë kam një vit që punoj në këtë kompani. Kishte vende edhe për praktikantë, por aktualisht unë jam me kontratë të përhershme."

Simeon Kostadinov gjithashtu punon për një kompani të teknologjisë së lartë dhe merret me softuer për prodhimin e qarqeve mikroelektronike. “Bizneset nuk kursejnë para dhe përpjekje për të trajnuar studentët sepse kërkojnë më të mirën”, thotë ai. Dhe meqenëse më të talentuarit zakonisht nxitojnë të largohen nga vendi, kompanitë po investojnë në programe serioze praktike për të mos i humbur ata.

"Ajo me të cilën ne merremi është shumë specifike dhe nuk mund të presim që universitetet të përgatisin personelin tonë - vazhdon Simeon Kostadinov. - Prandaj ne i marrim studentët e vitit të tretë dhe të katërt si praktikantë. Realiteti na detyron të mendojmë në këtë mënyrë - nga njëra anë, të përmirësojmë kompaninë, nga ana tjetër, të krijojmë një mjedis të favorshëm për studentët dhe specialistët bullgarë që të bëjnë atë që duan, duke zhvilluar industrinë e mikroelektronikës në vendin tonë në nivel botëror ”.

Vitet e fundit në vendin tonë ka pasur një kërkesë të madhe për personel inxhinierik, thotë Dimitër Nikollov, pedagog në Universitetin Teknik. Në të njëjtën kohë, ka mungesë interesi për degët e inxhinierisë. Megjithatë, ka edhe një rreze shprese - shteti kohët e fundit ka rizbuluar rëndësinë e teknologjive inxhinierike.

Qendra Kombëtare për Mekatronikën dhe Teknologjitë e Pastra në Universitetin Teknik

Ai imponon politika që pritet të japin rezultate për rritjen e numrit të studentëve dhe cilësisë së tyre - thotë Dimitër Nikollov. - Konkurrenca mes universiteteve bullgare dhe kompanive të huaja është mjaft e ashpër, por duhet të jetë e tillë që të mund të zgjidhet stafi më i mirë në treg. Ne mbajmë shumë prej tyre sepse së pari jemi bullgarë dhe së dyti për shkak të kushteve të ofruara. Në Bullgari mund të punosh me shumicën e kompanive që janë në fushën tonë dhe me të cilat ka partneritet universiteti jonë. Iniciativat dhe politikat janë konkurruese me ato në Evropën Perëndimore."

E sipas ministrit të Ekonomisë dhe Industrisë, Bogdan Bogdanov, nevojitet konsensus ndërmjet biznesit, sektorit publik dhe institucioneve arsimore për të garantuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Teksti: Diana Cankova (bazuar në intervistën e Dobromir Videv nga programi "Horizont" i BNR-së)

Fotot: Freepik.com, BTA, BGNES

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD