Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov është i bindur se tokat pjellore nuk duhet të shiten. Të njëjtën gjë deklaroi Deljan Peevski nga DPS. Presidenti Rumen Radev kërcënoi me veto ndaj buxhetit nëse propozohet një shitje nga Fondi Shtetëror i Tokës.
Kundër shitjes së mundshme të 20% të fondit shtetëror bujqësor, u deklarua edhe Shoqata e Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari para BNR-Varna.
Më herët në media u përhapën informacione se brenda buxhetit për vitin 2024 planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. Ministri i financave Asen Vasilev mohoi se të ardhura të tilla janë parashikuar në projektbuxhetin e shtetit.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova deklaroi se shitja e tokave shtetërore nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por për vitin 2025.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..