Një nga godinat emblematike në pjesën qendrore të kryeqytetit po përgatitet për një jetë të re. Tregu i parë modern i mbyllur me produkte mishi, qumështi, peshk dhe perime në Sofje po i nënshtrohet restaurimit në shkallë të gjerë, që tashmë ka arritur në një fazë të avancuar. Janë restauruaer dhe pastruar pllakat origjinale gëlqerore, janë restauruar stemat në hyrjet e fasadave lindore dhe perëndimore, si dhe kulla e sahatit në hyrjen kryesore. Pasi kishte mbetur i ngrirë për 40 vjet, sahati do të matë sërish orën.
Për t'u rikthyer në pamjen e tij origjinale, shatërvani i ndërtesës do të jetë i veshur me mermer jeshil nga India. Rikonstruksioni i çatisë nga ana tjetër është kryer me materiale efektive energjetike.
Për shkak të arkitekturës së saj të jashtëzakonshme, vepër e Naum Torbovit, i lindur në afërsi të qytetit të Manastirit, Kompleksi Qendror Tregtar i Sofjes mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare në vitin 1955.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..