Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompakt disku i ri i Radios Kombëtare Bullgare “Zërat bullgarë të operës”

Tri nga ansamblet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Orkestra Simfonike, Kori i Përzier dhe Kori i Fëmijëve - prezantojnë CD-në e re të BNR "Zërat Bullgarë të Operës". Në skenën e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria” do të dalin këngëtarët bullgarë me famë botërore – sopranoja Aleksandrina Pendançanksa, tenori Ivan Momirov dhe basi Dejan Vaçkov.  I ftuar special do të jetë baritoni Kirill Manollov.

"Projekti "Zërat bullgarë të operës " përfshin 14 incizime të këngëtarëve bullgarë të operës të njohur për adhuruesit nga skenat botërore dhe kombëtare - thotë producenti i "Muzikës vokale" në radion publike Georgi Elenkov. - Një vend i veçantë në të i kushtohet tenorit të madh bullgar Kamen Çanev, i cili në vitin 2020 humbi betejën me Covid-19 dhe mbeti përgjithmonë në kulmin e karrierës së tij. Këngëtarët e përfshirë në disk bashkëpunojnë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare nën drejtimin e dirigjentëve të shquar të operës, ndërsa në njërin prej regjistrimeve merr pjesë edhe formacioni mashkullor i Korit të Përzierë të BNR-së. Incizimet janë të realizuara vitet e fundit në Studion e Parë emblematike të radios.”

Përveç arieve nga operat e Verdit, Puçinit, Maskanit, Bizesë etj., publiku i koncertit nën drejtimin e Grigor Palikarov do të dëgjojë edhe arie nga dy veprat bullgare të përfshira në kompakt disk - Arien e Pjetrit Dinak nga akti i parë i operës me të njëjtin emër nga Veselin Stojanov.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD
Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD