Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Levski...

Vasill Levski është patron i shkollës më të vjetër bullgare në Paris

"Edukimi patriotik jashtë vendit fillon që me shkronjën e parë, me këngën dhe poezinë e parë që fëmija mëson për Bullgarinë"

6
Festimi i përbashkët i 150 vjetorit të vdekjes së Apostullit

Shkolla e së dielës "Vasill Levski" është themeluar në vitin 2006 dhe është më e vjetra nga 5 shkollat ​​bullgare në kryeqytetin francez. Edhe kur e kalojnë për herë të parë pragun e saj, fëmijët mësojnë se kush është Apostulli i Lirisë, sepse portreti i tij zë vend nderi në të gjitha ceremonitë festive në shkollë. Dhe çdo vit, edhe pse 19 shkurti përkon me pushimet dimërore të shkollave franceze, nxënësit vendosin lule para basorelievit të shenjtorit të tyre mbrojtës në fasadën e Ambasadës Bullgare, duke recituar poezi të mësuara në orët e letërsisë bullgare. Për arsyen se pse kanë zgjedhur pikërisht Levskin si patron të shkollës, mësojmë nga Kalina Sallomon, presidente nderi e "Shoqatës Shkolla Bullgare në Paris":

Lule para basorelievit të Apostullit në fasadën e Ambasadës Bullgare në Paris

"Ju e dini se Vasill Levski është personi më i ndritur në historinë bullgare, por ai gjithashtu ka një identitet evropian - diçka që shumica e heronjve bullgarë nuk e kanë - është gjithçka që ka ka të bëjë me vëllazërimin, barazinë, lirinë, etj. Për më tepër, Levski shpesh përmend Francën në letrat e tij dhe frymëzohet nga idealet e Revolucionit Francez dhe mund të them që fëmijët janë të etur për informacion, ata reagojnë me sinqeritet dhe admirim për gjithçka që ata mësojnë për Bullgarinë. Krijimi i një lidhjeje me Bullgarinë kalon edhe përmes punëtorive të ndryshme, ku ata vijnë në kontakt me kulturën tonë, përmes vallëzimeve, këngëve, festave, zakoneve - survakane, Krishtlindjen, ngjyrosja e vezëve, etj. “, shpjegon Kalina Sallomon.

Atelie praktike lapbook për  Vasill Levskin

Vëmendje e veçantë i kushtohet patronit të shkollës. Për nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë, ora e mësimi për Apostullin e Lirisë përfundon me një shëtitje virtuale në muzeun Vasill Levski në Karllovo. Ndërsa në kuadrin e një punëtorie praktike pas orës së mësimit, fëmijët bëjnë një dosje interaktive për jetën dhe punën e patronit të tyre, mësojmë nga Biserka Ivanova - mësuese e klasave të dyta dhe të treta në shkollën bullgare.

"Shumica e fëmijëve kanë lindur jashtë vendit, por kanë lidhje me Bullgarinë, sepse shpesh i kalojnë pushimet atje. Dhe është shumë interesante që, në varësi se nga cila pjesë e Bullgarisë janë, ata e dinë historinë e vendlindjes së tyre apo të prindërve dhe tregojnë me krenari atë që kanë mësuar gjatë pushimeve. Në këtë kuptim, ata janë të lidhur me Bullgarinë dhe me historinë bullgare. Ndodh që fëmijët të paracaktojnë temat për të cilat do të flasim në klasë. Dhe kur e ndjej se kanë njohuri dhe interesim për një temë të caktuar, mësimi kthehet në një drejtim tjetër”, thotë Biserka Ivanova për Radio Bullgarinë.

Amanetet e Levskit klasa 4 dhe 5

Rreth 70-90 fëmijë ndjekin mësimet dhe punëtoritë e ndryshme të shkollës "Vasill Levski" në Paris, fizikisht ose në distancë. “Me më të vegjëlit rëndësi u kushtojmë lojërave, këngëve, vënieve skenike, sepse orët bëhen në ditët e pushimit dhe për ne është e qartë që duhet të thyejmë kuadrin e rreptë didaktik për të mos i mbingarkuar. Çdo moshë ka një durim të caktuar për marrjen e informacionit”, shpjegon Biserka Ivanova dhe shton se fëmijët janë shumë të motivuar për arsimimin e tyre bullgar:

"Kjo nis nga familja, nga marrëdhënia që kanë me Bullgarinë dhe ky është motivi i parë - të mund të komunikojnë plotësisht në bullgarisht kur janë me pushime, të kuptojnë atë që shohin, të flasin për atë që kanë përjetuar. Edukimi patriotik jashtë vendit fillon me shkronjën e parë, me këngën dhe poezinë e parë që fëmija mëson për Bullgarinë. Sepse nëse nuk është gjuha, lidhja humbet”, përfundon Biserka Ivanova.

Dita e Rilindësve

Falenderojmë shkollën bullgare "Vasill Levski" në Paris për gatishmërinë për të marrë pjesë në nismën e Radio Bullgarisë "Për Levski" me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së Apostullit, duke na dërguar foto dhe video të orëve të mësimit për Bullgarinë që ata zhvillojnë me nxënësit.

Lexoni më tepër:

Foto: Shkolla bullgare "Vasill Levski" në Paris

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD