Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vida Pironkova dhe Boris Iliev në një tandem krijues

Boris Iliev
Foto: YouTube

Pothuajse një vit pas suksesit të këngës së tij të mëparshme "Të mos të dua", Boris Iliev realizoi "Ti je Dielli, unë jam Hëna" me muzikë dhe tekst të Vida Pironkovës.

Autorja pranon se teksti, i mbushur me metaforë të buta dhe simbole lirike, i kushtohet të shoqit. Dhe jo rastësisht ajo zgjodhi pikërisht Boris Iliev për të rikrijuar emocionin me zërin e tij: "Boris është një nga këngëtarët më elegantë të skenës muzikore. Më bën përshtypje talenti i tij, karizma natyrale që kullon, estetika me të cilën e mbush çdo këngë nga nota e parë deri në të të fundit."

Boris Iliev tregon se si Vida Pironkova ia prezantoi këngën:

"Ndoshta tri vjet më parë, ajo më tha: "Unë kam një këngë për ty që mendoj se do të të pëlqejë shumë". Nga ardhja e saj në shfaqjet e mia ajo e di se çfarë lloj muzike më pëlqen – kryesisht baladat. Shkova në studion e saj, dhe ajo interpretoi këngën me tekstin në shoqërim të pianos. Vetë teksti ishte shumë i bukur.  Me Ivan Jordanov - Çeri bëmë aranzhimin në studio. Ivelin Atanasov luajti në piano, që ishte sërish ideja e autores. Çdo këngë ka kohën e saj dhe më 30 nëntor e publikuam për të kënaqur të gjithë dëgjuesit."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD