Gorica Radeva është aktorja, karriera e të cilës është e lidhur me Teatrin e Shumenit. Në prag të festave të Krishtlindjes, ajo bën çanta, por për të mbledhur fonde për ushtarët që mbrojnë atdheun e saj - Ukrainën.
“Në fillim të luftës kam vuajtur, kam ndihmuar ukrainasit në Bullgari, por gjatë verës kam vizituar Ukrainën dhe kam dëgjuar një intervistë me një ushtarak - ai tha diçka që m'u ngulit në kujtesë- se nuk duhet pritur për fitore dhe të shkruash në Facebook nuk mjafton. Kur u ktheva, mendimi im i parë ishte se çfarë mund të bëj për të ndihmuar ushtrinë sepse nëse nuk bëjmë asgjë lufta mund të vazhdojë për 10 vjet. Mendova se mund të bëja nga këto çanta siç kam bërë më parë, por me një arsye tjetër - në këtë mënyrë, njerëzit do të dhurojnë fonde, por do t'u mbetet diçka edhe atyre," - tha Gorica para Miglena Stefanovës nga BNR-Shumen.
Në çantat e Goricës janë të pikturuara motive ukrainase, si dhe flamujt e Ukrainës dhe Bullgarisë. Sipas autores, gjithçka është bërë me shumë shpresë për paqe dhe me shumë besim tek njerëzit trima që mbrojnë vendin e tyre. Qëllimi i gruas së re është të shesë sa më shumë nga çantat që të jetë e mundur deri në Krishtlindje të mbledhë fonde për të blerë një dron për t'ia dorëzuar Brigadës së 12-të të Ushtrisë Ukrainase deri më 27 dhjetor.
"Jam kurioze në lidhje me njerëzit që i blejnë çantat. Deri tani kanë qenë edhe bullgarë edhe ukrainas. Doli që shumë njerëz i porosisin edhe çantat si dhuratë. Unë u kënaqa shumë kur një grua ukrainase porositi 3 copë me flamurin bullgar dhe atë ukrainas t'ua jepte miqve të saj bullgarë, të cilët e ndihmuan kur ajo erdhi këtu në fillim të luftës”, thotë aktorja, e cila tashmë nga shitja e çantave të saj ka mbledhur rreth 600 leva.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..