Gorica Radeva është aktorja, karriera e të cilës është e lidhur me Teatrin e Shumenit. Në prag të festave të Krishtlindjes, ajo bën çanta, por për të mbledhur fonde për ushtarët që mbrojnë atdheun e saj - Ukrainën.
“Në fillim të luftës kam vuajtur, kam ndihmuar ukrainasit në Bullgari, por gjatë verës kam vizituar Ukrainën dhe kam dëgjuar një intervistë me një ushtarak - ai tha diçka që m'u ngulit në kujtesë- se nuk duhet pritur për fitore dhe të shkruash në Facebook nuk mjafton. Kur u ktheva, mendimi im i parë ishte se çfarë mund të bëj për të ndihmuar ushtrinë sepse nëse nuk bëjmë asgjë lufta mund të vazhdojë për 10 vjet. Mendova se mund të bëja nga këto çanta siç kam bërë më parë, por me një arsye tjetër - në këtë mënyrë, njerëzit do të dhurojnë fonde, por do t'u mbetet diçka edhe atyre," - tha Gorica para Miglena Stefanovës nga BNR-Shumen.
Në çantat e Goricës janë të pikturuara motive ukrainase, si dhe flamujt e Ukrainës dhe Bullgarisë. Sipas autores, gjithçka është bërë me shumë shpresë për paqe dhe me shumë besim tek njerëzit trima që mbrojnë vendin e tyre. Qëllimi i gruas së re është të shesë sa më shumë nga çantat që të jetë e mundur deri në Krishtlindje të mbledhë fonde për të blerë një dron për t'ia dorëzuar Brigadës së 12-të të Ushtrisë Ukrainase deri më 27 dhjetor.
"Jam kurioze në lidhje me njerëzit që i blejnë çantat. Deri tani kanë qenë edhe bullgarë edhe ukrainas. Doli që shumë njerëz i porosisin edhe çantat si dhuratë. Unë u kënaqa shumë kur një grua ukrainase porositi 3 copë me flamurin bullgar dhe atë ukrainas t'ua jepte miqve të saj bullgarë, të cilët e ndihmuan kur ajo erdhi këtu në fillim të luftës”, thotë aktorja, e cila tashmë nga shitja e çantave të saj ka mbledhur rreth 600 leva.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..