Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Holanda hoqi veton për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

Снимката е архивна
Foto: EPA/BGNES

Holanda më në fund hoqi të gjitha pengesat për hyrjen e plotë të Bullgarisë në Shengen. Një javë më parë, qeveria e kryeministrit Mark Rutte vendosi që Bullgaria përmbushë të gjitha kërkesat për këtë dhe i dërgoi një letër parlamentit. Deputetët kishin tri opsione - të mbështesin vendimin, ta refuzojnë ose të mos e marrin në konsideratë, që do të thotë marrëveshje e plotë me veprimet e kabinetit. Gjatë debatit parlamentar, u prezantua një rezolutë nga partia e Kontratës së Re Sociale - aktualisht forca e katërt në Holandë. Ajo mbështet qëndrimin e Austrisë që Sofja të pranohet në Shengen gradualisht dhe fillimisht vetëm nga ajri. Propozimi mblodhi 59 vota "pro" dhe 49 "kundër". Edhe pse mbështetësit e pranimit të pjesshëm mbizotëruan, propozimi u refuzua sepse nuk mblodhi shumicën e nevojshme absolute prej 76 votash. Partia Popullore për Liri dhe Demokraci e Mark Rutte votoi "pro". Çuditërisht, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të një muaji më parë, nuk votoi. Kështu, Austria mbetet e vetmja pengesë për hyrjen e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, raporton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD