Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla më e vjetër që funksionon në Plovdiv ka nevojë për zgjerim, por nuk mungojnë sfidat

16
Foto: Konstantina Kostova

Dy nga shkollat ​​e para në Bullgari i kemi në saje të edukatorit dhe shkrimtarit Najden Gerov. Besohet se familja e tij është më e vjetra në vendlindjen e tij në Koprivshtica.  Ai studioi në shkollën fillestare kishtare të babait të tij, pastaj në një shkollë greke në Plovdiv dhe përsëri në Koprivshtica, përpara se të shkonte në Odesë, ku ndoqi gjimnazin e Odesës dhe më pas liceun e Richelieu. Pas kthimit në Koprivshtica në vitin 1846, Gerovi hapi atje shkollën e tij dhe krijoi librin e parë të fizikës në Bullgari (1849), me të cilin hodhi themelet e kësaj shkence në vendin tonë.

Në vitin 1850, ai nënshkroi një kontratë me qytetarët më të nderuar të Plovdivit, sipas së cilës mori 6000 grosh për të hapur një shkollë me klasa të veçanta në qytet. Me iniciativën e tij, më 11 maj 1851, në Plovdiv u organizua për herë të parë një festë në shkollë, kushtuar veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilat janë mbrojtës të shkollës. Trashëgimtari i shkollës së parë bullgare në qytet, "Shën Kirili dhe Metodi", e cila ka ruajtur kujtimin e themeluesit të saj, është shkolla shtatëvjeçare "Princi Aleksandri I".


Ajo u hap më 20 tetor 1885, pak më shumë se një muaj pas Bashkimit të Bullgarisë. Në të kanë mësuar personalitete të shquara, si Ivan Vazov,  Petko Sllavejkov, Pejo Javorov,  Dimço Debeljanov, Konstantin Stoillov, Ivan Evstatiev Geshov, Andrej Ljapçev e të tjerë. Maturant i kësaj shkolle është edhe figura më e ndritur në historinë tonë - Vasill Levski. Një fakt që është një krenari e madhe, por edhe një detyrim për çdo brez të ardhshëm nxënësish.


E vendosur në brigjet e lumit Marica, vatra arsimore ndodhet në të njëjtën ndërtesë të vogël të еpokës së Rilindjes. Kjo krijon një problem për më shumë se dy mijë nxënësit që studiojnë në të. Për këtë shkak së shpejti do të ndërtohet një godinë e re në një oborr brenda pronës, gjë që do t'i lejojë nxënësit të mësojnë në një turn. 


Megjithatë, bie në sy një problem i rëndësishëm – ndërtesa e re do të dominonte atë historike, pasi është më e madhe se ajo. Në bazë të një përpunimi të përgatitur nga drejtoria e shkollës, arkitektja Konstantina Kostova propozon një projekt për zgjerim, sipas të cilit ky vëllim do të ndahet në dhoma mësimi më të vogla, të grupuara nga klasa e parë deri në të katërt, do të ketë hapësira studimi për klasën e pestë deri në të shtatën, kabinete të specializuara, një qendër biblioteke, një qendër sportive dhe administratë.

Konstantina Kostova

“Zgjidhja funksionale e shkollës së re supozon që ajo të jetë më moderne, të ofrojë mundësinë e të mësuarit përmes lojës dhe përdorimit të metodave të ndryshme moderne – theksoi në prezantimin e saj arkitektja Konstantina Kostova. – Ndërtesa historike mbetet më e spikatura në mjedisin e saj, ruhet gjelbërimi, megjithatë është planifikuar një gjelbërim i ri për të përftuar një mjedis harmonik mes modernitetit dhe pasurisë arkitekturore."

Në godinën e re hapësirat e korridorit do të jenë më të vogla dhe do të projektohen ndryshe:

“Kur kanë pushime mes orëve të mësimit, nxënësit do të dalin në një hapësirë ​​qendrore të përbashkët në çdo kat dhe nga katër klasat do të mund të komunikojnë dhe të argëtohen në maksimum” - shpjegoi arkitektja në një intervistë për Radio Bullgarinë.


Shkolla do të ketë gjithashtu një bibliotekë me sipërfaqe 350 m2 dhe një sallë mbledhjesh me 150 vende, e cila mund të përdoret edhe për ngjarje publike.

Më e rëndësishmja është që të gjendet mënyra më e mirë për ruajtjen e karakteristikave dhe vlerave historike të një pronësi me rëndësi kaq të madhe kulturore, siç është shkolla “Princi Aleksandër I”, tha në fund të intervistës për Radio Bullgarinë arkitektja Konstantina Kostova.

Foto: arkitektja Konstantina Kostova, arkivi i shkollës "Princi Aleksandër I".

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD