Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shihni cilët ishin sektorët më të preferuar për investime në Bullgari në vitin 2023

Milla Nenova, drejtore ekzekutive e Agjencisë Bullgare të Investimeve: Ka prodhime të jashtëzakonshme në Bullgari dhe paga në to është serioze

Foto: BGNES

Një nga ndryshimet kryesore në ekonominë bullgare pas krizës ekonomike botërore në vitin 2008 është se rritja ekonomike në vend filloi të orientohej nga prodhime të orientuara drejt eksportit. Një pjesë e madhe e investimeve të bëra në vendin tonë janë pikërisht në ndërmarrje të tilla, në kurriz të atyre të destinuara për konsum të brendshëm.

Evgenij Kënev

"Dihet se ne jemi një vend me popullsi në rënie, në plakje dhe një treg të vogël. Prandaj investimet janë të pakta. Mungesa e një shteti ligjor e përkeqëson më tej imazhin tonë - tha ekonomisti Evgenij Kënev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Klima e keqe e investimeve, si rezultat i mungesës së shtetit ligjor, i stimujve që shteti u jep investitorëve të huaj dhe të tjerëve, i uli në minimum këta investitorë. Por tani kjo prirje po përmbyset sepse mjedisi gjeopolitik ndryshoi.”

Dëshmi për ndryshimin pozitiv janë edhe të dhënat e Agjencisë Bullgare të Investimeve. Drejtoresha ekzekutive e saj, Milla Nenova, bëri me dije se për periudhën janar-shtator 2023, ato arrijnë në 3 miliardë e 100 milionë euro, që është 50% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, dhe shuma pritet të rritet edhe më shumë kur llogaritet i gjithë viti.

Milla Nenova

"Investimet janë në sektorë të ndryshëm, por kryesisht në prodhim, përpunim, industrinë automobilistike, energjetikë. Por rritja më e madhe është ndoshta në industrinë automobilistike, e cila aktualisht përfaqëson afro 10% të totalit të prodhimit të brendshëm bruto të vendit."

Pothuajse 80% e makinave elektrike të prodhuara në Evropë përdorin pjesë të prodhuara në vendin tonë. Pavarësisht nga shumë komponentë për industrinë e automobilave që prodhojmë në Bullgari, tërheqja e një kompanie për montimin e makinave në vendin tonë është ende një projekt për të cilin vendi ynë është duke punuar.

Pozicioni ynë gjeopolitik, borxhi i ulët dhe prodhimi i brendshëm bruto në rritje, stabiliteti dhe inovacioni që ofrojmë tërheqin investitorë të huaj:

"Bullgaria nuk është më ai vend me fuqi punëtore të lirë. Ajo është shumë konkurruese në sfondin e vendeve të tjera evropiane. Ne tashmë kemi shumë personel të trajnuar dhe vizioni ynë është të tërheqim ndërmarrje të teknologjisë së lartë që janë të orientuara nga eksporti, sepse ne mund të ofrojmë kushte konkurruese”.

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së Investimeve i kushtoi vëmendje edhe një detaji që në pamje të parë është dytësor për sa i përket parakushteve për investime në vendin tonë, por shumë i vlerësuar nga të huajt:

"Është gjithashtu e rëndësishme për ta që Bullgaria është një vend paqësor dhe i sigurt. Ata vijnë shpesh me familjet e tyre dhe është e rëndësishme për ta që të ketë arsim të mirë për fëmijët e tyre, kujdes shëndetësor dhe shërbime mjaft të mira."

Mendimi mbizotërues në shoqëri se investitorët e huaj eksportojnë një pjesë të madhe të fitimeve të tyre jashtë është i gabuar sipas Milla Nenova.

“Shumë nga kompanitë edhe nëse kanë kapital të huaj nuk mund të përballojnë që të gjitha fitimet e tyre t’i nxjerrin jashtë. Teknologjitë moderne kërkojnë investime të vazhdueshme në rinovimin e kapaciteteve, prandaj një numër i madh kompanish investojnë seriozisht dhe në vazhdimësi në vendin tonë dhe kjo jep një siguri dhe garanton zhvillimin e rajoneve.”  

Problemi i gjetjes së fuqisë punëtore dhe kriza demografike, me të cilën po përballet vendi, janë faktorë për të cilët në Agjenci janë në dijeni, por pranojnë se ka shembuj të mirë që kanë potencialin për të mbajtur të rinjtë në vendin tonë:

“Një i ri që të qëndrojë në vend duhet ta bazojë vendimin e tij në informacion të besueshëm. Nëse nuk i njeh mjaftueshëm alternativat që i ofrohen këtu, nuk mund të marrë vendimin e duhur. Në Bullgari ka prodhime të jashtëzakonshme, ndërmarrje që duken si laboratorë dhe paga në to është serioze.

Bullgaria nuk është më vetëm emri i një vendi, në të cilin prodhohet me materiale të klientit dhe paguhet për copë, me gjithë respektin tim për këtë industri. Ndërmarrjet me teknologji të lartë dhe me vlerë të lartë të shtuar janë shumë të suksesshme. Ne prodhojmë nanosatelitë, dronë komercialë, autoxhiro e çfarë jo, dhe të rinjtë nuk e dinë se mund të gjejnë një karrierë interesante edhe në prodhim."

Një sondazh i Dhomës Bullgare të Tregtisë mbi klimën e biznesit në vitin 2023 tregon se 62% e menaxherëve ankohen për rregulloret e tepërta shtetërore, 61% e ndërmarrjeve janë të pakënaqur me ndryshimet e shpeshta në rregullore dhe 59% tregojnë se korrupsioni është pengesa kryesore për investimet dhe zhvillimin e biznesit. Sipas Milla Nenova, këto të dhëna ka të ngjarë të bazohen në një ndjenjë subjektive nga ana e biznesit:

“Biznesi privat ka gjithmonë pritshmëri të mëdha për efikasitetin e administratës dhe ka të drejtë të kërkojë, por shteti punon sipas rregullave të tij dhe kështu duhet të jetë për të garantuar që fondet publike të përdoren në mënyrën më korrekte”, komentoi drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Bullgare të Investimeve Milla Nenova. Ndonjëherë është fakt se disa procedura kërkojnë më shumë kohë, gjë që, natyrisht, jep hapësirë ​​për përmirësimin e punës së administratës.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD