Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe.
Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës, prej nga nisin shtigje të shumta nëpër mal.
Një rrugë e lehtë dhe e këndshme kalon nëpër shtëpinë malore "Kompozitorët" (e njohur edhe si shtëpia malore "Kësulëkuqja"), që gjendet në një lartësi prej 1446 m.
Nga atje, një shteg i gjerë të çon përmes pyllit në një kryqëzim që bashkohet me një shteg tjetër që të çon lart në mal.
Ai kalon pranë pistës së vogël të skive të zonës “Ofeliite”, e preferuar e shumë fëmijëve gjatë fundjavës.
Pas rreth 30-40 minutash ecje përpjetë nëpër livadhet malore, duke kaluar një rrugë të asfaltuar dhe një pyll të bukur, arrini në një tjetër shtëpi malore të Vitoshës, e preferuar nga turistët - "Edellvajs" (Ylli i Alpeve), që ndodhet në një lartësi prej 1771 m.
Rruga është ideale për një shëtitje njëditore në mal, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Përpiloi: Rosica Petkova
Foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Vera është një kohë pushimi dhe argëtimi. Bregdeti bullgar i Detit të Zi u ofron bujarisht mysafirëve të tij të dyja. Ata jo vetëm që mund të pushojnë në qytetet dhe pushimoret komode bregdetare, por edhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta për..
Në përqafimet e pjesës perëndimore të malit Stara Pllanina, në mes të Grykës piktoreske të Iskërit, ndodhet fshati Gara Bov (Stacioni Bov) - një pikënisje për disa rrugë turistike. Pamjet magjepsëse natyrore dhe shkëmbinjtë e lartë madhështor gëlqeror..
Në Bullgarinë Perëndimore, rreth njëqind kilometra në jugperëndim të Sofjes, qyteti Zemen, i vendosur në brigjet e lumit Struma dhe rrethinat e tij nuk janë ndër destinacionet turistike më të njohura në vendin tonë, por interesi për këtë rajon është..