Radioja Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore të gazetarisë
"Bashkësitë bullgare jashtë vendit dëgjojnë Radio Bullgarinë me shumë interes," tha nënpresidentja Ilijana Jotova.
Në ditën që feston 89 vjetorin e krijimit të saj, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) shpërndau çmimet e saj vjetore për gazetarinë.
Sillvija Velikova - drejtuese dhe reportere në gjykatë në programin "Horizont" fitoi çmimin e madh "Sirak Skitnik" me emrin e drejtorit të parë të Radio Sofjes. “Faleminderit kolegëve të mi – më parë dhe sot, nga emisioni “Përpara të gjithëve”, ky është një emision - markë. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan gjatë rrugës për të qenë gazetare. Vitet e fundit emisioni “Politikisht Jokorrekte” ka qenë një shkollë e madhe për mua”, tha ajo.
Çmimin më prestigjioz e ndau nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila iu drejtua edhe gazetarëve të Radio Bullgarisë, duke i siguruar se komunitetet bullgare jashtë vendit po i dëgjojnë me shumë interes.
“Në këtë shekull të mbiinformimit, e vërteta po zhytet gjithnjë e më thellë e shtypur nga një gur i rëndë – gënjeshtra, dezinformimi. Por sot, kur bëhet fjalë për informacionin që vjen nga studiot tuaja, kjo është një emblemë besueshmërie. BNR krijoi një qendër të verifikimit të fakteve, e cila përdoret nga shumë media të tjera”, tha gjithashtu Ilijana Jotova.
Në kategorinë e re "Profesionalizmi në eter" çmimi i takoi gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ Georgi Ljubenov, i cili e filloi karrierën e tij në Radion Kombëtare Bullgare. Gjatë ndarjes së çmimit, drejtori i përgjithshëm Milen Mitev tha: “Radioja është plot me ëndërrimtarë që i transmetojnë ëndrrat e tyre audiencës sonë. Radioja është media pak më e qetë, më modeste, më intime. Radioja edhe sot është e mbushur me njerëz që punojnë me dashuri. Gëzuar festën për të gjithë ata që i kanë hapur zemrat “Shtëpisë së Vjetër” ashtu siç i ka hapur dyert edhe ajo për ta!”
“E dua Radion, jam fëmijë i Radios. Universiteti i Gazetarisë në Bullgari ka një emër - Radioja Kombëtare Bullgare”, tha fituesi nga ana e tij.
Çmimi vjetor për radio-gazetari iu dorëzua Zllatko Zhelevit, shef i departamentit “Portali i Internetit” në Drejtorinë “Programet Digjitale”, për serinë e studiove televizive kushtuar luftës në Ukrainë dhe zgjedhjeve në vendin tonë.
Çmimi për transmetim radiofonik, radioprojekt, projekt muzikor apo projekt multimedial iu dha ekspozitës virtuale – pjesë e projektit multimedial “Le të pyesim Sirak Skitnik – 140 vjet nga lindja e Sirak Skitnik”. Drejtori i programit "Hristo Botev", Kin Stojanov, theksoi rëndësinë e madhe të fondit arkivor të BNR-së, i cili ruan zërin dhe kujtimin për drejtorin e parë të "Radio Sofjes".
Radio Bullgaria gjithashtu mori pjesë me nominimet e veta - për transmetim radiofonik, radioprojekt, projekt muzikor ose projekt multimedial me serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri", realizuar nga Krasimir Martinov dhe Kostandina Bello, për praninë e jashtëzakonshme në eter të Elena Karkallanovës, drejtuese e programit "Bullgaria Sot", për çmimin e madh "Sirak Skitnik" me Redaksinë "Bullgaria", e cila përhap kulturën bullgare jashtë vendit.
Në ceremoninë në Studion e Parë të BNR-s ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kulturë dhe Media Toma Bikov, drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev, kryetarja e Këshillit për Media Publike Milena Dimitrova.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju tregojmë për shoqatën e re bullgare të hapur në Shqipëri “Shoqata për identitet bullgar” me kryetar Besim Muça. Në rubrikën Kënga e ditës do të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bullgarja e vitit - 2023” të organizuar nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në rubrikën..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju flasim për Shën Patriarkun Evtimij të cilin e nderojmë më 22 tetor si mbrojtës të mbarë popullit bullgar. Në minutat për muzikë do të dëgjoni një ekzekutim..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni versionin më të ri të këngës “Sa e bukur..