Takimi informativ për promovimin e arsimit të lartë bullgar në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 9 shkurt në Manastir, më 10 shkurt në Shkup dhe më 11 shkurt në Strumicë. Takimi me të rinjtë që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin në Bullgari organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ambasadën e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në Manastir dhe Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup. Gjatë takimeve, ekspertë nga institucionet përkatëse paraqesin mundësitë dhe kushtet për aplikim dhe studim në institucionet bullgare të arsimit të lartë. Ndjekja e studimeve realizohet në përputhje me dy dekretet e Këshillit të Ministrave për zbatimin e aktiviteteve arsimore midis bullgarëve jashtë vendit dhe për pranimin e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut studentë në institucionet publike të arsimit të lartë në Bullgari. Para kandidatëve paraqitet edhe mundësia për të marrë pjesë në kurse për përgatitjen për provimet e kandidatëve për studentë.
Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..