Shpenzimet e mbrojtjes, porositë e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për Forcat Ajrore Bullgare, politikat mbrojtëse të Evropës, dyshimet për anashkalimin e sanksioneve energjetike kundër Rusisë, stabiliteti i demokracisë në Bullgari. Këtyre pyetjeve të nxehta iu përgjigj kryeministri Nikollaj Denkov në programin “Hard Talk” të BBC, të transmetuar mëngjesin e 20 shkurtit.
Denkov siguroi se Sofja po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë. Lidhur me dyshimet për aktivitetet e "Lukoil - Neftohim", Denkov vuri në dukje se shpesh bëhen deklarata, të cilat më pas nuk mbështeten me prova. “Në nivel kombëtar, në kuadrin e rregulloreve evropiane, ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, rrjedhim i këtyre kërkesave, por kjo nuk mjafton, sepse problemi është në radhë të parë në nivel evropian dhe jo aq në nivel të vendeve individuale, përfshirë Bullgarinë”, tha Denkov.Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..