Shpenzimet e mbrojtjes, porositë e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për Forcat Ajrore Bullgare, politikat mbrojtëse të Evropës, dyshimet për anashkalimin e sanksioneve energjetike kundër Rusisë, stabiliteti i demokracisë në Bullgari. Këtyre pyetjeve të nxehta iu përgjigj kryeministri Nikollaj Denkov në programin “Hard Talk” të BBC, të transmetuar mëngjesin e 20 shkurtit.
Denkov siguroi se Sofja po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë. Lidhur me dyshimet për aktivitetet e "Lukoil - Neftohim", Denkov vuri në dukje se shpesh bëhen deklarata, të cilat më pas nuk mbështeten me prova. “Në nivel kombëtar, në kuadrin e rregulloreve evropiane, ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, rrjedhim i këtyre kërkesave, por kjo nuk mjafton, sepse problemi është në radhë të parë në nivel evropian dhe jo aq në nivel të vendeve individuale, përfshirë Bullgarinë”, tha Denkov."Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..