Si kusht i domosdoshëm për ushtrimin e votës në zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë më 9 qershor të këtij viti, kërkohet qëndrim të përhershëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se mund të votojnë vetëm qytetarët që “tre muajt e fundit kanë jetuar në Republikën e Bullgarisë ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian”.
Kjo do të thotë se shtetasit bullgarë duhet të jenë regjistruar me një adresë të përhershme dhe aktuale në territorin e Bullgarisë, ose me një adresë të përhershme në Bullgari dhe me një adresë aktuale në një shtet tjetër anëtar.
Për qytetarët e një shteti tjetër anëtar të BE-së, votimi në Bullgari do të jetë i mundur nëse ata kanë një adresë vendbanimi në territorin e Bullgarisë ose në territorin e një shteti tjetër anëtar të BE-së.Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..
Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..
Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në..