Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkthyesi Marijan Petrov: Nuk ka turbulenca mes popujve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Sofje u prezantua përkthimi i librit "Boksieri nga Nova Mahalla" nga autori maqedonas Vlladimir Pllavevski

Foto: Shtëpia Botuese "Persej"

Edhe pse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e fqinjit të saj, qysh më 15 janar 1992, kultura maqedonase, me përjashtime të caktuara, nuk njihet sa duhet te ne. Prandaj, Qendra Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë vazhdon politikën e saj të afrimit dhe njohjes reciproke mes dy popujve. Këtë e bën duke organizuar ngjarje të ndryshme, siç është projekti artistik "Konektivitet", i cili filloi në vitin 2012, dhe duke prezantuar libra dhe muzikë nga autorë dhe kompozitorë maqedonas.

Një nga titujt më të fundit letrarë është "Boksieri nga Nova Mahalla" i autorit maqedonas Vlladimir Pllavevski. “Edhe pse u largua nga kjo botë në vitin 2023, librat e tij do të vazhdojnë të botohen edhe në vitet e ardhshme, pasi kemi nënshkruar kontratë edhe për tre të tjerë” – siguroi botuesi Pllamen Totev.

“Kjo është një histori nga këndvështrimi i një djali që është vetë autori, një vështrim në fëmijërinë e tij, edhe pse libri nuk është fare libër për fëmijë. Historia e personazhit kryesor është shumë interesante. Ai është i denjë për respekt sepse kur në Shkup banda të ndryshme rrugore janë në luftë me njëra-tjetrën ai arriti të imponohet jo vetëm në lagjen e tij “Nova Mahalla”, por edhe në lagjet përreth. Fakti që vuan nga disleksia, lind një miqësi me autorin e ardhshëm. Vlladimir Pllavevski i do shumë librat dhe është lexuesi më aktiv në bibliotekë. Ai bëhet mik me boksierin duke i lexuar atij për heronjtë e lashtë grekë dhe më vonë libra që lidhen me boksin. U bë ashtu që boksieri u hodh në burg sepse rrahu me një bandë nga një lagje tjetër që sulmoi shokun e tij…”

Pllamen Totev (në të majtë), Marijan Petrov (në të djathtë)

Subjekti i romani zhvillohet para dhe gjatë tërmetit shkatërrues të vitit 1963 në Shkupit, kur pjesa më e madhe e qytetit u rrafshua me tokë. 

“Në romanet e Pllavevskit jo vetëm që tërmeti shihet përmes syve të njeriut të thjeshtë, por gjithashtu edhe marrëdhëniet dhe politika e asaj kohe midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik" – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë përkthyesi Marijan Petrov.

Ai shton se idenë më të mirë për marrëdhëniet midis krerëve të të dy shteteve Josip Broz Tito dhe Josif Stalin e jep një roman i mëparshëm i Pllavevskit, i titulluar “Grepa”:

"Kishte një histori atje se si kur dy liderët iu dhanë fund marrëdhënieve mes dy vendeve, papritmas u zhdukën portretet e Stalinit nga qendrat e partisë - një libër shumë i bukur dhe unë rekomandoj që njerëzit ta lexojnë gjithashtu."

Sipas Petrov, problemet në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë tërësisht një çështje politike, për të cilën "politikanët duhet të mendojnë".

"Meqenëse kam qenë shumë herë në Maqedoninë e Veriut, mund t'ju them se nuk ka probleme mes dy popujve. Nuk ka turbulenca, dhe kultura është pjesë e popullit, jo pjesë e politikës."

Vlladimir Pllavevski

Vlladimir Pllavevski lindi në vitin 1948 në Shkup. Përveç si shkrimtar, ai punonte edhe si mjek i specializuar për sëmundjet ORL.Është edhe fotograf, kryetar i Bashkimit të Fotografëve të Maqedonisë në periudhën 1982-86, pjesëmarrës në ekspozita fotografike në grup brenda dhe jashtë vendit. Përveç si autori i librave, Pllavevski njihet edhe për shumë skenarë, në bazë të të cilëve Radiotelevizioni i Maqedonisë krijoi disa seriale dhe filma. Maqedonasi është autor i 9 radiodramave dhe i disa dramave të vëna në skenë në teatro të ndryshme të vendit.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Shtëpia Botuese “Persej”, Qendra Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD